Administrata Tatimore e Kosovës(ATK) ka shënuar rritje të të hyrave për 11 përqind më shumë në periudhën janar-shtator të këtij vitit krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar si rezultat i reformave fiskale dhe mbledhjes më efikase nga ky institucion.
Kjo u bë e ditur gjatë prezantimit të rezultateve të anketës me tatimpagues për vitin 2015 lidhur me shërbimet e ATK-së, si dhe prezantimi i punës së zyrës për gjoba dhe ndëshkime administrative dhe sfidave në të ardhmen të organizuar nga ATK dhe GIZ.
Mirëpo, në kohën kur fillohej të diskutohet për gjobat dhe ndëshkimet, organizatorët nxorën jashtë mediat. Kjo me gjasë për shkak të mos evidentimit të borxhlinjve të mëdhenj në vendin tonë dhe mos ndëshkimi i tyre.
Ministri i Financave Avdullah Hoti theksoi se kanë arritur ta stabilizojnë buxhetin shtetëror edhe tek të hyrat dhe te shpenzimet. Sipas tij, si rezultat i reformave fiskale raporti nëntëmujor i të hyrave në ATK tregon që ka pasur një rritje të të hyrave për 11.1 përqind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Hoti deklaroi se janë trefishuar të hyrat edhe për shkak të rritjes s ë efikasitetit të mbledhjes së taksave.
“Sot është ndërtuar një sistem vet funksionues sa i përket financave publike dhe tash për tash kemi agjendë tjetër për ta quar përpara këtë mision. Kemi arritur ta stabilizojmë buxhetin shtetëror edhe te të hyrat dhe te shpenzimet… Por, duket që puna më e madhe që ka bërë ATK me përkrahje të partnerëve tanë ndërkombëtar e ka tej kaluar disa herë rënien e të hyrave si rezultat i kësaj pakojë të re fiskale”, deklaroi ministri Hoti.
Kurse, drejtori i Organizatës Gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar për Kosovë(GIZ), James Macbeth, theksoi se për t’i rritur të hyrat e ATK-ja duhet të jetë profesionale dhe ta ngritë besimin tek tatimpaguesit. Kjo sipas tij arrihet duke qenë transparent dhe të drejtë.
“Sjellja profesionale në këtë institucion është shumë i rëndësishme për ngritjen e besimit nëse dëshironi natyrisht qytetarët e juaj t’i paguajnë tatimet. Kjo nuk mund të bëhet përmes një dekreti nga ana e ministrit, por ai besim duhet të rindërtohet dhe të fitohet. Kjo arrihet duke qenë transparent, të drejtë dhe natyrisht qytetarët duhet të kuptojnë se çfarë realisht jeni duke bërë. Nga këndvështrimi im i rezultateve të deritanishme qytetarët janë përgjigjur shumë pozitivisht për përpjekjet tuja aktuale”, theksoi Macbeth
Ai deklaroi se është shumë me rëndësi lehtësimi i pagesave të tatimit për qytetarët, meqë mund të ndikojë në rritjen e përmbushjes së planifikimit. Ai ka treguar gatishmërinë e mbështetjes së kësaj organizate gjermane për një qeverisje të mirë financiare.
Ushtrues detyre i drejtorit të Administratës Tatimore të Kosovës , Nahit Sharku deklaroi se përshtypjet e tatimpaguesve janë të rëndësishme për ATK dhe janë udhëzime se ku duhet të fokusohet puna e këtij institucioni. Ai ka treguar angazhimin e tyre për punë transparente, profesionale dhe korrekte në ofrimin e shërbimeve për tatimpaguesit. Sharku theksoi përkundër që është bërë një avancim i jashtëzakonshëm, ATK inkurajon qytetarët kryerjen e obligimet vullnetare.
“Nga informata që na jep anketa shihet se tatimpaguesit në përgjithësi janë të kënaqur me shërbimet që ne i ofrojmë qoftë nëpërmjet shërbimeve elektronike, komunikimeve të drejtpërdrejta që ne bëjmë me tatimpaguesit. Po njëkohësisht ka edhe elemente që përkundër që është bërë një avancim i jashtëzakonshëm ka nevojë që ne të punojmë si ATK t’i avancojmë këto procese që tatimpaguesit t’i kryejnë obligimet e tyre vullnetare ashtu siç kërkohet me legjislacionin e Kosovës”, tha Sharku.
I pari i ATK deklaroi se sistemi tatimor në Kosovë është shumë i thjeshtë kryesisht i bazuar në deklarime vullnetare, por mbi të gjitha tatim paguesit kanë nevojë që t’ju ofrohet një shërbim më i mirë për luftën e ekonomisë jo-formale dhe ti inkurajoj bizneset që ta zgjedhin rrugën e deklarimit vullnetar të tatimit.
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...