Zyra e Sfidave të Mijëvjeçarit, në tryezën e dytë të rrumbullakët, ka ftuar përfaqësues të odave ekonomike, zyrtarë ekonomik të organizatave qeveritare, dhe të ambasadave të huaja në Kosovë.
Në fjalën e tij të hapjes, ekonomisti kryesor z. Alban Zogaj falënderoi pjesëmarrësit për ndihmën profesionale që i kanë dhënë Zyrës së Sfidave, për të identifikuar në Kosovë tri fushat kryesore, të cilat ndër vite kanë penguar rritjen ekonomike, zvogëlimin e varfërisë dhe krijimin e vendeve të reja të punës në Kosovë.
Duke folur për strukturën e MCK-së, ai poashtu ka përmendur fazën e gjatë hulumtuese në të cilën, ekspertët vendor dhe ata nga MCC në Washington, bashkë me të gjitha palët relevante, kanë konkluduar që tri pengesat kryesore të cilat duan vëmendje dhe investim janë:
– Furnizimi i paqëndrueshëm me energji elektrike
– Sfidat në zbatimin e sundimit të ligjit
– Çështjet ambientale
Edona Kurtolli Alija, eksperte për zhvillim të sektorit privat, ka ndarë me të pranishmit detajet e përfshirjes së sektorit privat në projektet e MCC-së nëpër botë, si dhe mundësitë e përfshirjes së sektorit privat në komponentën e Kosovës – MCK.
‘Pjesë e misionit të MCC-së për Ulje të Varfërisë përmes Rritjes, është prioritet rritja e ndikimit të financimit përmes integrimit të sektorit privat në zhvillim dhe implementim të projekteve.
Premisë apo kusht është që pjesëmarrja e sektorit privat të rezultojë në qëndrueshmëri më të madhe të investimeve të MCC-së, të cilat tentativisht kanë për qëllim rritjen e punësimit, zgjerimin e tregjeve, inovacionit, efiçiencës dhe tregtisë.’ – ka shpjeguar ajo.
‘Fondet e MCC-së pritet të kenë efekt katalizatori në mbështetjen e sektorit privat në vende në zhvillim për përshpejtimin e reformave dhe ofrimin e mundësive të reja për pjesëmarrjen e të varfërve në rritje ekonomike dhe sociale.’ – ka shtuar znj.Kurtolli Alija.
Tutje, ajo i ka njoftuar të pranishmit për idenë e krijimit të një entiteti financiar jo bankarë, i cili do t’i ndihmojë investitorët në fushën e energjisë së ripërtritshme, duke u ndihmuar atyre me studime të fizibilitetit, biznes plane të detajuara dhe studime të thella mjedisore. Të gjitha këto, elemente që i japin peshën e duhur një projekti, dhe e bëjnë gati atë për financim, qoftë bankarë apo formë tjetër investuese lokale dhe internacionale.
Tutje, zyrtarë nga MCK kanë bërë të ditura projektet specifike në fushën e energjisë, ngrohja qendrore, shërbimet ambientale dhe sundimi i ligjit si dhe perceptimi për sundimin e ligjit.
Në debatin pasues, të pranishmit u interesuan më hollësisht për projektet dhe mënyrat implementuese të projekteve të aprovuara. Ata dhanë sugjerimet e tyre për mundësitë dhe potencialin investues në vend.
Kualifikimi i Kosovës për një nga programet më inovative dhe transformative të ofruara në Kosovë, e obligon vendin tonë të punojë dhe raportojë për arritjet e standardeve të larta në qeverisje të mirë, luftim të korrupsionit dhe liritë ekonomike.
Kosova është para kualifikuar për programe të MCC në tetor të vitit 2015, ndërsa projektet fillojnë së implementuari në shtator dhe tetor të këtij viti.
Arion për lidhjen me Dianën: Neve po na penalizon për lojë d...
Ministrja Gërvalla lirohet nga akuza për mosraportim të pasu...
Berisha i PDK-së uron Ditën Ndërkombëtare të Televizionit
Vendosen posterë në veri me mbishkrimin “Ja ku jemi për Kris...
Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë tri vendimet
Sot i jepet lamtumira e fundit 21-vjeçarit nga Malisheva që ...