Google ADS

Zvicra ndan 32 milionë euron donacion për Kosovën

10:00 | 10 Tetor 2017
Arbresh.info

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka pritur në një takim njoftues  Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, me të cilit diskutuam progresin e  projekteve në trajtimin e ujërave të zeza si dhe problemet me menaxhimin e ndërmarrjeve  publike.

Me këtë rast ministri Lluka ka njoftuar Ambasadorin zvicerian me projektet dhe prioritetet e ministrisë që ai drejton. Ministri ka falënderuar Ambasadorin Lebet për mbështetjen që shteti zviceran i ka dhënë dhe po i jep Kosovës në këto vite, duke u fokusuar në investimet që ky shtet ka bërë në sektorin e ujerave.

Ai u shpreh optimist se investitorët zviceranë do të shohin Kosovën si vend me interes për të investuar.

“Sektori i furnizimit me ujë dhe trajtimi i ujrave të përdorura është ndër komponentët kryesorë të bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës. Por përveç ndihmës të drejtëpërdrejt ne kemi nevojë që investitorë zviceran të vijnë më shumë dhe të investojnë në fusha të ndryshme. Sektori i energjisë, minierave dhe teknologjisë informative duhet të jenë atraktiv për investitorët zvicerian dhe ne presim që një gjë e tillë të ndodhë sa më parë”, tha ndër të tjera Lluka.

Nga ana e tij Ambasadori Jean –Hubert Lebet, ka rikonfirmuar mbështetjen e tij për projektet, të cilat do të lehtësojnë jetën e qytetarëve të Republikës së Kosovës, duke shtuar se Zvicra do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën në rrugën e saj drejt zhvillimit ekonomik.

“Shteti zviceran do të vazhdojë bashkëpunimin dhe mbështetjen për institucionet dhe qytetarët e Kosovës. Ne sapo kemi aprovuar pakon e radhës me vlerë rreth 32 milionë euro në formë të donacionit për Kosovë e që do të ndikojnë në përmirësimin e kushteve tëjetesës së kosovarëve siç është sektori i ujërave dhe trajtimin e ujërave të përdorur”, ka thënë ambasadori Lebet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme