Krahasuar me bizneset e tjera të huaja, bizneset me pronarë nga Shqipëria janë në numrin më të madh në Kosovë.
Të dhënat e Agjencisë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë tregojnë se janë 42 biznese nga ky shtet që veprojnë aktualisht në vend. Por, Shqipëria është e gjashta sa i përket vlerës së investimeve për periudhën janar-maj 2015.
Në këtë periudhë janë investuar 13.4 milionë euro.
Ndërkaq, pronarët zviceranë, edhe pse renditen të tretët për nga numri i bizneseve – me 21 sosh – mbajnë primatin e shtetit me më së shumti investime, me 34.4 milionë euro për pesëmujorin e parë të 2015-ës. /Tribuna Channel/
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...