ZRrE: Nga dhjetori është hequr faturimi për energjinë e shpenzuar në veri

11:28 | 18 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Nga 1 dhjetori i këtij viti, është hequr faturimi për energjinë elektrike të shpenzuar në katër komunat serbe në veri, për pjesën tjetër të qytetarëve të Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur, kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike, Arsim Janova sot gjatë raportimit në Kuvend për këtë çështje, shkruan arbresh.info

“Prej 1 dhjetorit ne e kemi quar njoftimin dhe e kemi hequr pjesën për veriun, është njç çmim prej 3,5 kështu që ne do të mundohemi që të shikojmë që të figuroj edhe në faturë që kjo pjesë nuk është më”, ka thënë Janova.

Sipas tij, deri më tani askush nuk ka ofruar një zgjidhje për këtë çështje përveç Avokatit të Popullit që ka kërkuar që për këtë qëllim të shfrytëzohet Fondi për Veriun./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme