Konsorciumi turk “Çalik-Limak” nuk ka arritur nivelin e investime kapitale të lejuara nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë për vitin 2014.
Ky konsorcium që ka marrë pronësinë dhe menaxhimin e Distribucionit dhe Furnizimit kishte premtuar se do t’i investonte 300 milionë euro në 15 vitet e ardhshme për të përmirësuar rrjetin, shkruan sot KD.
Premtimet për investime kishin qenë në linjë me atë që KEK-u e kishte realizuar gjatë viteve të fundit, kur e kishte në menaxhim. Mirëpo, në raportin e vitit 2014 të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë thuhet se KEDS-i ka dështuar t’i realizojë gjithë investimet e lejuara për të njëjtin vit.
“ZRRE-ja përmes monitorimit ka përcjellë realizimin e investimeve kapitale dhe operative përmes të dhënave të raportuara nga i licencuari. Kostot kapitale prej 17.9 milionë eurosh të realizuara në vitin 2014, paraqesin normën 85% të kostove kapitale të lejuara nga ZRRE-ja në vlerë prej 21.2 milionë eurosh, sipas planit investiv, derisa shpenzimet operative janë realizuar në normën 97%”, thuhet në konstatimet për KEDS-in.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?