Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës Raportin Vjetor të Performancës për vitin 2019.
Pas dorëzimit, raporti i njëjtë është publikuar edhe në uebfaqen e ZKA-së, shkruan arbresh.info.
Në njoftimin e ZKA-së thuhet se raporti përfshinë shënime të rëndësishme rreth performancës së institucionit të Auditorit të Përgjithshëm në përmbushjen e obligimeve të tij kushtetuese e ligjore, në pajtim me Standardet Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (SNISA).
Të gjitha aktivitetet e Zyrës gjatë vitit 2019 janë mbështetur në Planin Strategjik 2018-2021, Planin Vjetor të Auditimit 2018/19, që paraprakisht i është dorëzuar Kuvendit të Kosovës, si dhe në Planin Operativ 2019.
Ngjarja kryesore, e cila e ka karakterizuar performancën e Zyrës Kombëtare të Auditimit gjatë vitit 2019 është anëtarësimi me të drejta të plota në në Organizatën Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (INTOSAI). Ky anëtarësim përbën arritjen më të madhe në historinë e auditimit të jashtëm, të sektorit publik të Republikës së Kosovës.
Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, në fjalën e tij brenda raportit deklaroi se me anëtarësimin e ZKA-së në INTOSAI është bërë i mundur shkëmbimi i dijes dhe i përvojave me Institucionet Supreme të Auditimit, me194 shtete anëtare të kësaj organizate, në mënyrë që të zhvillohen më tutje kapacitetet institucionale, për të zbatuar detyrat dhe përgjegjësitë me integritet të lartë profesional.
“ Tani, mbetet një aspiratë e natyrshme që të angazhohemi për anëtarësimin e ZKA-së në Organizatën Evropiane të Institucioneve Supreme të Auditimit (EUROSAI). Edhe gjatë vitit 2019 kemi vazhduar të zgjerojmë portofolin e auditimeve, duke përfshirë më shumë ndërmarrje publike dhe organizata buxhetore nën auditimin e ZKA-së. Në pajtim me Planin Strategjik të ZKA-së kemi vazhduar angazhimin në auditimet e e performancës, duke e mbajtur numrin e njëjtë, por duke audituar tema dhe sektorë kompleks pasi që edhe në këtë lloj të auditimeve kemi ngritje shumë të mirë të kompetencës profesionale të auditorëve”, theksoi Osmani.
Gjatë vitit 2019, sipas Auditorit të Përgjithshëm është shtrirë më tej ndikimi i ZKA-së përmes rekomandimeve praktike, për drejtuesit e institucioneve publike të Kosovës.
“Gëzon fakti që gjatë vitit të kaluar është vërejtur një progres i lehtë në rritjen e shkallës së zbatimit të rekomandimeve të auditimit, por ky trend duhet të rritet ndjeshëm për të pasur efekt në menaxhimin e shëndoshë financiar dhe forcimin e kapaciteteve të administratës publike”, shkroi Osmani.
Bazuar në rezultatet e punës së Zyrës Kombëtare e Auditimit të përfshira në raport, gjatë vitit 2019 janë përfunduar dhe publikuar 128 raporte të auditimit. Prej tyre, 115 raporte janë të auditimit të rregullsisë dhe 13 raporte të auditimit të performancës.
Numri i auditimeve të rregullsisë është rritur për 4 në raport me sezonin e kaluar, kurse auditimet e performancës kanë pasur rritje nga viti 2016 dhe përbëjnë rreth 11 % të auditimeve të ZKA-së. Auditimi i Ndërmarrjeve Publike (NP) ka filluar në sezonin auditues 2016/17 me vetëm 4 sosh dhe në sezonin 2019/2020 ka arritur në 14 NP, kurse krahasuar me sezonin e kaluar është rritur për 3 ndërmarrje më shumë.
Ndërkaq, me Planin Vjetor për sezonin e auditimit 2019/20, ZKA-ja planifikon të kryejë auditimet, si në vijim: 119 Auditime të rregullsisë, si dhe 13 auditime të performancës.
Megjithatë, për shkak të ndikimit të pandemisë COVID 19 në funksionimin normal të institucioneve publike në Kosovë, ZKA-ja do të mund sfidohet në realizimin e planit të auditimit./arbresh.info/
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje