Zhvillimet politike penguan zbatimin e marrëveshjeve për telekomunikacionin

11:45 | 25 Dhjetor 2015
Arbresh.info

Zhvillimet e fundit politike në Kosovë kanë ngadalësuar zbatimin e marrëveshjes për telekomunikacionin të arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë. Si pasoj e mos zbatimit të kësaj marrëveshje, operatorët mobil serbë vazhdojnë të veprojnë pa bazë ligjore në hapësirën frekuencore në Kosovë.

Me marrëveshjen e arritur gjatë këtij viti, parashihej të veprojnë tutje vetëm brenda kornizës ligjore të Kosovës. Ekrem Hoxha, kryetar i deri tashëm i bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), tha për “KosovaPress” se situata politike e muajve të fundit në Kosovë e ka ngadalësuar këtë proces.

“Natyrisht marrëveshja e Brukselit nga aspekti i rregullimit dhe mbikëqyrjes së tregut të telekomunikimeve është një dokument i rëndësishëm apo një zotim i Qeverisë së Republikës së Kosovës që me vlerësimin tonë rregullatorë nga aspekti ligjorë është brenda ligjeve dhe rregulloreve të Republikës së Kosovës. Ato operime, që ende edhe sot që flasim, vazhdojnë të operojnë, ndërkohë përmes marrëveshjeve parashihet që të futen brenda kornizës ligjore dhe rregullatorit. Kemi një ngecje shkaku edhe i zhvillimeve të përgjithshme politike një dinamikë më e ngadalësuar nga ajo që ka qenë e pritur dhe e projektuar. Autoriteti ka një rol të pazëvendësueshëm dhe të rëndësishëm në mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit dhe rregullores dhe çdo gjë që do të bëhet nga ato operime do të jetë konformë ligjit dhe rregulloreve të aplikueshme. Implementimi i kësaj marrëveshje është me interes të sektorit, është në interes të qytetarëve dhe në interes të zhvillimit të konkurueshmëris në vendin tonë, dhe uroj që të gjejë zbatim dhe bordi i ri uroj që të ketë përkrahjen e nevojshme për me iniciua këtë marrëveshje”, tha Hoxha.

Ai po ashtu ka treguar se bordi i deritashëm i ARKEP ka përmbyllur mandatin me dhënien e frekuencave për shërbimet e 3 dhe 4 G, për dy operatorët mobil; Telekomi i Kosovës Vala dhe Ipko.

“Autoriteti Rregullator gjatë viti 2015 ka përmbyllur një prej proceseve më të rëndësishme rregullatorë ndarjen e frekuencave të reja apo frekuencave shtesë , për dy operatorët e licencuar që janë Telekomi i Kosovës dhe operatori Ipko Telekomunikacion. Këto frekuenca janë ndarë me shfrytëzim aktiv nga data 6 dhjetor, pra sot që flasim operatorët vetëm I kanë në shfrytëzim dhe konsumatorët kanë ti shfrytëzojnë këto shërbime. Nga të dhënat e fundit nga departamenti I analizave ekonomike rezulton se mbi 700 mijë kosovarë kanë akces apo i shfrytëzojnë shërbimet e reja shërbimet 3 dhe 4 G.

Hoxha tha se këta dy operatorë për dy vite kanë investuar mbi 40 milion euro në teknologjitë e reja. Sipas tij dy operatorët për brezin 2100 i kanë paguar buxhetit të Kosovës 15.2 milion euro. Licencat për këtët brez frekuencorë vlejnë 24 muaj.

“Ka qenë një zhvillim shumë domethënës dhe këta dy operatorë kanë paguar për këto resurse që i kanë marrë në shfrytëzim. Telekomi i Kosovës ka marrë dy here 15 megahercë për periudhën 24 mujore dhe operatori Ipko ka marrë dy here 10 megaherc për të njëjtën periudhë kohore. Kanë paguar diku 15.2 milion euro si të hyra shtesë buxhetore për buxhetin e Kosovës. De fakto kriteret që janë vendosur kanë lënë mundësin që operatorët të zgjedhin periudhën dhe kohëzgjatjen e shfrytëzimit, dhe operatorët janë deklaruar për periudhën deri për 30 korrik të vitit 2019. Natyrisht në atë periudhë ata duhet ti ri-përtërijnë ato licenca dhe do të jetë subjekt i vlerësimit të ri dhe subjekt i detyrimeve të reja që do të ven dosen. Pra autorizimi ka validitet 44 muaj”, tha Hoxha.

Kjo është intervista e fundit që Hoxha e ka dhënë si kryetar i bordit të ARKEP. Ai ka uruar bordin e ri duke thënë se ky bord do të trashëgojë një institucion të pjekur nga aspekti organizativ me staf profesional i cili sipas tij është një aset me vlerë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme