Google ADS

Zharku e Kuçi flasin për marrëveshjet e transportit

14:17 | 12 Maj 2016
Arbresh.info

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, priti sot ministrin e Ekonomisë së Republikës së Maqedonisë, Driton Kuçi, ku u diskutua për pjesën maqedone të autostradës Kosovë-Maqedoni.

Zharku ka njoftuar Kuçin me ç’rast e njoftoi atë për të arriturat në sferën e infrastrukturës në vend.

“Ata diskutuan me theks të veçantë për pjesën maqedone të autostradës Kosovë-Maqedoni, që sipas tyre, me përfundimin e saj, dukshëm do të lehtësohet qarkullim i njerëzve dhe mallrave nga dy vendet, si dhe për marrëveshjet bilaterale të transportit mes të dyja vendeve”, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Infrastrukturës.

Gjatë takimit, ministri Kuçi tha se bashkëpunimi i shkëlqyer me Kosovën do të vazhdojë edhe më tej, në bazë të marrëveshjeve dypalëshe, duke zbatuar masa në drejtim të lehtësimit të shkëmbimit tregtar dhe në rritjen e numrit të turistëve në të dy vendet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme