Google ADS

Zharku: Aviacioni civil do të ndikojë në zhvillimin ekomomik

15:45 | 12 Korrik 2016
Arbresh.info

Ministri i infrastrukturës, Lutfi Zharku priti në një takim kryetarin e sapoemëruar të bordit të Autoritetit të Aviacionit Civil Samet Dalipin dhe anëtarin e bordit Ardian Gaxherin si dhe drejtorin e Autoritetit të Aviacionit Civil, Driton Gjonbalaj.

Zharku ka thënë se bashkëpunimi insititucional më lëminë e aviacionit civil ndikon në zhvillimin ekomomik të vendit.

”Bashkëpunimi i mirë institucional, në lëminë e aviacionit civil do të ndikojë në zhvillimin e transportit ajror i cili transport ka një rëndësi të madhe për zhvillimin ekonomik të vendit tonë“, pohoi ministri Zharku.

Sipas një njoftimi për media, kryetari i bordit të ACC-së, Samet Dalipi e falenderoi ministrin Zharku për pritjen e tij dhe bashkëpunimin e ofruar nga ministria të cilën e udhëheq. Kryetari Dalipi theksoi se bordi i kësaj agjensie është i gatshëm që të bashkëpunojnë për  sigurinë, sigurimin, menaxhimin e kontrollit ajror dhe rregullimin ekonomik të aviacionit në rendin e brendshëm ligjor dhe bëhet pjesë e tregut të përbashkët të transportit ajror të BE-së.

Në anën tjetër, drejtori i Autoritetit Civil të Aviacionit Driton Gjonbalaj, vlerësoi se krijimi i bordit të këtij autoriteti është I mirëseardhur për ACC-në, dhe u shpreh i gatshëm për bashkëpunim.

Në këtë takim u diskutua edhe për temat tjera që kanë të bëjnë me Aviacionin Civil dhe të cilat do të kontribojnë në të mirën e qytetarëve vendit tonë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme