Ndërtimi i autostradave në rrugët e Kosovës nuk do të ndalet as vitet që vijnë. Brenda dy viteve do të nis së ndërtuari autostrada e re Prishtinë- Gjilan.
Prishtina e Gjilani nga viti 2017 veç do të fillojnë ta ndjejnë autostradën që do t`i lidh mes vete. Këtë premtim e ka thënë vetë ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku për Gazetën Fjala.
“Nëse çdo gjë shkon sipas planeve tona ne presim që në pranverën e vitit 2017 të fillojnë punët në realizimin e këtij projekti madhor për ekonominë tonë e në veçanti për rajonin e Gjilanit”, ka thënë Zharku.
Por, para se të nis kjo autostradë, Zharku synon që të përfundojë ndërtimin e magjistrales që lidh Prishtinën dhe Mitrovicën.I pari i Ministrisë së Infrastrukturës po thotë se këto punime mund të përfundojnë brenda tri viteve.
“Bazuar në takimet e fundit që i kemi pasur me përfaqësuesit e Bankës Islamike të gjitha procedurat për përzgjedhjen e operatorit për ekzekutimin e punimeve do të duhej të përfundonin në korrik-gusht 2016, kurse projekti shpresojmë që të kryhet në afat 3 vjeçar”.
Kurse, sa i parkete ndryshimeve në patentë-shofer Zharku thotë se do të rritet numri i orëve për aftësim të kandidatëve. Derisa, me rritjen e orëve thotë se mund të këtë edhe ngritje të çmimeve.
“Rritja e numrit të orëve natyrisht do të thotë kosto shtesë për auto shkollat por që do të reflektohet në aftësimin me cilësorë të kandidatëve për patentë shofer”.
Zharku në këtë Intervistë nuk ka lënë pa përmendur edhe planet që ka realizuar dhe që kanë mbetur pa përfunduar gjatë vitet 2015. Po ashtu ka treguar edhe pse janë suspenduar disa zyrtarë të këtij institucioni. Derisa ka mohuar se është duke favorizuar kompanitë që kanë lidhje partiake e që kanë dhënë para në frashta.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...