Mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në këtë periudhë nuk po e sheh të arsyeshme, Emrush Ujkani, nga Këshilli i Investitorëve Evropian (KIE).
Ai në një intervistë tha që mbajtja e zgjedhjeve është një barrë shtesë, ngase sipas tij, fokusi nuk duhet të ishin zgjedhjet, por rimëkëmbja ekonomike e shkaktuar si pasojë e pandemisë.
“Në krejt këtë katrahurë, është e pakuptimtë mbajtja e zgjedhjeve, por nëse Qeveria e kaluar nuk i ka kryer detyrat e veta ndoshta kjo është alternativa më e mirë”.
“Në vend që të shikojmë rimëkëmbjen ekonomike ne tash duhet të vazhdojmë tek fushatat elektorale”.
Mes tjerash Ujkani shpreson që Qeveria e re të punojë sa i përket miratimit të ligjeve sidomos në fushën e rimëkëmbjes ekonomike.
“Le të vijë cilado parti, por vetëm le të punoj në të mirë të vendit”.
Sipas tij, Qeveria e re do jetë aktive dhe të rishikojë të gjithë politika mbi investimet e huaja duke ndërmarr hapat të shpejtë edhe në zbatimin e MSA-së.
“E para dhe shumë e rëndësishme është zbatimi i Ligjit për Rimëkëmbjen ekonomike, pra duhet të krijohet ajo infrastruktura e zbatimit të ligjit, të shfrytëzohen instrumentet e ndryshme financiare që të jenë në funksion të sektorit privat dhe në raport me investimet e huaja të synohet që të zbatohen Marrëveshja e Stabilizim Asociim (MSA)”.
Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen me 14 shkurt, pas Gjykata Kushtuese morri vendim për rrëzimin e Qeverisë Hoti, për shkak të kontestimit të votës së deputetit Etem Arifi.
Gjatë së mërkurës u.d e presidentes Vjosa Osmani morri vendim për datën e zgjedhjeve./EO/
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...
Drita mposht Suharekën
Zbulohet kolonia e koraleve më e madhe në botë/ Mbi 300 vjeç...