Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës me pasuri mbi 300 mijë euro

15:47 | 3 Qershor 2020
Arbresh.info

Në Qeverinë e re të Kosovës të udhëhequr nga Avdullah Hoti, në pozitën e zëvendëskryeministrit të parë është zgjedhur Besnik Tahiri.

Tahiri që ka qenë edhe pjesë e qeverisë së Ramush Haradinajt në pozitën e koordinatorit ka pasuri prej mbi 300 mijë euro.

Ai vitin që lamë pas në Agjencinë kundër Korrupsionit ka deklaruar se ka një shtëpi në një prej lagjeve më të shtrenjta në vendit. Shtëpia në lagjen Marigona ka vlerën e 195,000 euro.

Për këtë blerje, Tahiri ka deklaruar se ka marrë kredi në vlerë 100 mijë euro ndërsa mbi 70 mijë euro i ka marrë nga babai i tij.

“Shtëpia në lagjen Marigona: Për këtë shtëpi është marrë një kredi në vlerën prej 100.000 euro dhe mbështetja nga ana e prindit në vlerën prej 72500 euro ( 25.05.2015 – 60000 euro dhe 05.04.2016 12500 euro)”, ka deklaruar ai.

Ai gjithashtu ka deklaruar edhe një banesë në vlerë 70 mijë euro në pronësi të tij.

“Banesa në lagjen Ulpiana: Në këtë banesë kam jetuar që nga viti 2004 dhe përfshin një sipërfaqe prej 67m2. Ngjitur me këtë banesë është blerë është një banesë tjetër (67m2) nga babai im në vlerën prej 77000 euro e cila është në emër të tij, por është pasuri e cila më takon me trashëgimi”, ka shtuar Tahiri në deklarim.

Tek të dhënat e tjera, ai ka deklaruar se babi ka një shtëpi dhe një banesë e bashkë me vëllain kanë të drejtë në trashëgimi.

“Pronat e prindërve: Babai im si aksionar i “Librit Shkollor” ka një shtëpi në fshatin Bradash dhe një banese ne lagjen Dardania. Kjo pasuri në pronësi të babait, që nënkupton se së bashku me vëllain kemi të drejtë në trashëgimi, e cila ende nuk është përcaktuar”, ka shkruar ai.

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës ka veturë të llojit Audi Q7,  në vlerë 16 mijë euro.

Ai ka thënë se ka edhe një veturë të tipit taureg, të cilën e ka shitur por që ende nuk e ka kaluar në pronësi të pronarit.

“Vetura Taureg, një veture e tipit taureg është në emër timin, te cilën ia kam shitur mikut tim z. A.SH. i cili për momentin jeton në Jordani dhe si rrjedhoje nuk ka pasur mundësi që ta kalojë procesin e veturës në emër të tij”, ka deklaruar Tahiri.

jeton në Jordani dhe si rrjedhoje nuk ka pasur mundësi qe ta kaloje procesin e veturës në emër te tij

Ai gjithashtu është pronar i shoqërisë komerciale ‘IGCG’.

Rreth 20 mijë euro i ka të kursyera në bankë, ndërsa bashkëshortja e tij ka mbi 1 mijë e 500 euro.

Tahiri ka deklaruar edhe një detyrim financiar prej 100 mijë euro të cilin do ta paguaj për 23 vjet ndërsa e ka marrë për blerje të shtëpisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme