Inspektorati i Punës gjatë muajit prill të këtij viti ka gjetur afër 300 punonjës në sektorin privat duke punuar pa kontrata pune.
Gjë që ka bërë që të penalizohen dhe gjobiten bizneset nga ana e inspektoratit të punës. Ndërsa puna e Inspektoratit nuk është e kënaqshme për ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashin, i cili premton ngritjen e kapaciteteve të inspektorëve të punës.
Abrashi në një intervistë për KosovaPress thotë se përmes skemave projektuese do të zbusin numrin e të papunëve.
“Është një situatë të cilën nuk jam i kënaqur më marrjen e zyrës. Gjatë prillit kemi filluar një fushatë e cila ka zgjatur 1 muaj…Rezultati i parë është që ne gjatë kësaj fushate kemi zënë ose inspektorët kanë zënë diku rreth 200 deri 300 persona në tërë Kosovën pa kontrata pune, kjo për neve është e pa tolerueshme edhe ata kanë marrë gjobat… Kemi pasur një zero tolerancë, me të vërtet më vjen keq që disa edhe janë penalizuar prej bizneseve por ne kemi vendosur një rregull strikt në vitin 2015 nuk dëshirojmë të kemi punëtorë pa kontrata që punojnë në biznese”, tha Abrashi.
Po ashtu Abrashi tregon se në muajin tetor do të vendosin një sistem i cili do t’u mundësojë punonjësve të cilëve u shkelen të drejtat të raportojnë.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...