Në fund të muajit tetor të këtij viti një delegacion i bizneseve amerikane nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vijë në Kosovë që të shohin mundësitë e investimeve direkte këtu.
“Po ashtu, aktualisht kemi kompani amerikane të cilat po shikojnë mundësinë e hapjes së qendrës së thirrjeve , që do të punësonin fillimisht 500 persona”, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka.
Sipas tij, janë një sërë faktorësh që po e pengojnë zhvillimin ekonomik të vendit. Ndër faktorët kryesorë janë dështimi i vendit që të funksionalizojë një ekonomi të plotë të tregut tani e sa vite. Përveç funksionalizimit të ekonomisë së tregut, problem tjetër mbetet sundimi i ligjit dhe fuqizimi i tij. Ky sundim i dobët i ligjit po sjell prani të korrupsionit, po sjell parregullsi në prokurimin publik, po sjell një gjyqësor jo efikas, i cili po vonon në trajtimin e kontesteve komerciale midis bizneseve.
Po ashtu, janë problemet tjera të cilat ne i quajmë si ‘disponueshmëria’ e fuqisë punëtore. Një numër i madh i bizneseve ankohen se pavarësisht të vendeve të punës dhe pagave të larta ata nuk arrijnë që të gjejnë njerëz të duhur që do t’i mbushin ato vende të lira të punës. Në një vend që ka papunësi mbi 30 për qind, është jo logjike dhe paradoksale që bizneset, qofshin ato vendore apo të huaja që operojnë në Kosovë, të mos gjejnë njerëz të duhur për vende të punës të cilat i kanë në dispozicion, ka thënë ndër të tjera Zeka.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës