Njësitet e Doganës së Kosovës, gjatë patrullimeve përgjatë magjistrales Mitrovicë -Prishtinë, në hyrje të qytetit të Prishtinës, kanë ndalur për kontroll automjetin e tipit Mercedes-Benz , të cilin e ngiste një shtetas i Republikës së Kosovës.
Gjatë kontrollit të automjetit në fjalë është hasur në mallra, produkte higjienike/kozmetike të llojit të ndryshëm, të fshehura në pjesë të ndryshme të automjetit. Në mungesë të dokumentacioneve përcjellëse, si dëshmi për pagesën e detyrimeve importuese, malli në fjalë është ndaluar derisa për shkak të dyshimit për kontrabandimit të mallrave, rasti në fjalë i adresohet sektorit për kundërvajtje doganore.
Sasia e përgjithshme ishte mbi 500 paketime të ndryshme kozmetike dhe higjienike me origjinë nga Serbia dhe Gjermania, e tërë sasia është konfiskuar.
Lista për Familjen për doracakët e Edukatës Seksuale: Disa s...
Burimi për Drenushën: Tezja edhe dy-tri javë reklamon rrobat...
Presidentja Osmani të enjten u adresohet deputetëve
Man Utd është gati të ofrojë yllin e skuadrës plus para për ...
Largohen nga përdorimi doracakët e Edukatës Seksuale, Abdixh...
Suhareka e para në Kosovë me platformë për aplikimin online ...