Xhelal Sveçla me 500 mijë euro pritet të blej ushqim e pije për MPB-në dhe disa qendra tjera

16:01 | 6 Maj 2020
Arbresh.info

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një kontratë me vlerë të madhe.

Rreth 500 mijë euro janë planifikuar të shpenzohen vetëm për ushqim dhe pije, shkruan arbresh.info.

Në njoftimin e bërë publik ne faqen zyrtare të Komisionit Regullativ të Prokurimit Publik thuhet se për kontratën me titull ‘“Shërbime hoteliere – ushqim dhe pije” është planifikuar të shpenzohet vlera prej 490.000,00 euro.

E Xhelal Sveçla, u.d i Ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike ka planifikuar që këto pije dhe ushqim t’i ndaj në disa lokacione.

Pije do të përfitoj vet MPB, ARC, Departamenti i Prodhimit të Dokumenteve dhe Agjencia për Forenzikë.

Ndërsa pije dhe ushqim do të përfitojnë qendrat për azilkërkues dhe qendra për të riatdhesuar.

“ 1.              Me pije, në ndërtesën qendrore të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Adresa   rr. “Luan Haradinaj” p  n,  e cila ndodhet pranë stadionit të qytetit-Prishtinë.  2.              Me pije, në objektin e Agjencisë së Regjistrimit Civil, Adresa   rr. “Luan Haradinaj” p  n – Prishtinë dhe Departamenti i Prodhimit të Dokumentave në objektin e ish Gërmisë në Prishtinë.  3.              Me pije dhe ushqim, në Qendrën për Azilkërkues në Magurë të Lipjanit.  4.              Me pije dhe ushqim, në Qendrën për të riatdhesuar në lokalet e garnizonit të ish TMK-së në Tauk Bahshqe, Prishtinë.  5.              Me pije dhe ushqim, Qendra e Mbajtjes për të Huaj në Vranidoll.  6.              Me pije,  Objekti i Agjensionit të Kosovës per Forenzikë,  adresa   Zona Industriale, Rruga 12 Qershori nr. 101, Prishtinë dhe  nëse paraqitet nevoja edhe në lokacionet tjera”, thuhet në njoftim.

Kohëzgjatja e kontratës është tri vite apo 36 muaj, ndërsa do të ndahet  në dy pjesë Pjesa (Llot)  1, shërbime hoteliere me pije dhe pjesa (Llot) 2, shërbime hoteliere me pije dhe ushqim.

Në kushtet për pjesëmarrja thuhet se a. operatori ekonomik duhet ti përmbush kërkesat mbi përshtatshmërinë në pajtim me Nenin 65 të Ligjit Nr. 04  L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04  L-237, ligjin Nr. 05  L-068 dhe ligjin Nr. 05  L-092.

Gjithashtu operatori ekonomik duhet të ofrojë dëshmi te kënaqshme Autoritetit kontraktues, se qarkullimi vjetor (të hyrat)  i OE gjatë  tri viteve ( 2017, 2018, 2019 ) kanë qenë jo me pak se për LOT -1 = 350,000.00 €.  për LOT -2 = 500,000.00 €.    Në rast se operatori ekonomik dorëzon tender për 2 (Dy) Lote, qarkullimi vjetor i OE duhet të jetë së paku 850,000.00  €.    Në rast të pjesëmarrjes së Grupit të OE, Lideri i grupit duhet të përmbushë së paku 60% të këtij qarkullimi minimal.

Lloji i kontratës është i hapur ndërsa afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve:

Është data 08.06.2020  vetëm në formë elektronike, ne platformën e E-prokurimit KRPP (  https      e-prokurimi.rks-gov.net  ).

Po atë ditë do të nga ora 14:00 do të bëhet edhe hapja e tyre në ndërtesën qendrore e MPB-së./arbresh.info/

 

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme