Nga: Ibrahim Rexhepi
Është dashur të kalojnë 50 ditë që buxheti 2017 të bëhet temë në Kuvendin e Kosovës. Tash duhet që miratimi i tij të bëhet shpejt e shpejt, madje edhe shkel e shko, ashtu që Presidenti të ketë kohë për dekretimin e tij.
Janë gati 50 ditë prej kur drafti i Ligjit për Buxhetin 2017 ndodhet në sirtarët e Kuvendit të Kosovës, ndërsa, prej atëherë ende nuk është bërë as leximi i parë, i cili hap një debat shumë më të gjerë dhe më përmbajtjesor. Në fakt, ka pasur debate joformale, më shumë duke hapur dilemat se do të miratohet buxheti, apo jo ? A do të bie qeveria dhe vendi të shkoj në zgjedhje ? Çfarë do të bëhet me pensionet e veteranëve dhe a do të del vendi nga marrëveshja me FMN-në ? Debate të këtilla mund të kenë bërë edhe udhëheqësit e institucioneve shtetërore, apo edhe ministrat. Por, shumica mbetën brenda dyerve të mbyllura, të cilat gjithnjë e më shumë e shtuan dilemat se çfarë po ndodhë me dokumentin më të rëndësishëm që ofron qeveria brenda një viti ? Apo, mos ndodha mosmarrëveshjet janë aq të thella, sa që Kryesia e Kuvendit të Kosovës nuk po guxon ta hapë këtë pako, e cila mund të shpërthej, dhe për pasojë ka shpërndarjen e Kuvendit dhe zgjedhjet të parakohshme.
Të gjitha dilemat janë të paqëndrueshme, së paku për fatin se para Ligjit për Buxhetin janë edhe njëqind arsye të tjera pse vendi duhet të shkoj në zgjedhje të parakohshme. Nuk a asnjë arsye pse buxheti “historik” të mos miratohet. Nëse janë në pyetje shifrat pa mbulesë që prezantohen në tabelat etj, mund të korrigjohen gjatë debatit; nëse është pyetje shuma e parave dhe numri i veteranëve që duhet të përfitojnë, të bëhet korrigjimi i tyre; nëse a ndarje buxhetore ku nuk saktësuar arsyeja dhe projekti, atëherë të plotësohen, apo të hiqen nga zërat buxhetor; nëse ka mospajtim ndërmjet partnerëve të koalicionit, të bëhet përafrimi i tyre ,etj. Por, për të gjithat duhet debat brenda mekanizmave parlamentar, të cilin nuk e hapi Kryesia e Kuvendit të Kosovës. Nuk deshi, apo nuk kishte guxim ?
Ndërkaq, ka pasur mjaft kohë që debatin ta tërheq nga kuluaret dhe ta futë brenda mekanizmave vendimmarrës. Janë 50 ditë, ndoshta edhe të humbura për një trajtim dhe shoshitje thelbësore të këtij dokumenti, për të cilin do të duhej të ketë koncenzus të plotë ndërmjet partive parlamentare. Kjo nuk duhet të ndodhë për hatër të Qeverisë, por për faktin se bëhet fjalë për një dokument me inetres për të gjithë qytetarët e Kosovës, e jo vetëm për anëtarët e një partie, apo banorët e një komune. Por, këtë mundësi e bllokoj Kryesia e Kuvendit, ndoshta edhe nga frika se struktura e këtij dokumenti nuk ajo që plotëson të gjitha nevojat, apo, se mos ndoshta debati qeverinë mund ta sjellë para pyetjeve pa përgjigje. Pa marrë parasysh këto, debati ishte i domosdoshëm, ndoshta jo vetëm ndërmjet partive parlamentare,por edhe në nivel të ekspertëve, grupeve të inetersit,atj., ashtu që të prodhohet një ligj vërtetë çfarë aktualisht i duhet vendit.
LEXO: Nik Xhelilaj “pushton” Televizionin gjerman me rolin e Winnetou në RTL (Foto+Video)
Deri në momentin kur duhet të dekretohet ligji kanë mbetur edhe dhjetë ditë punë. Brenda kësaj periudhe do të zhvillohet një procedurë e përshpejtuar dhe një debat shkel e shko, ashtu që të respektohet kalendari. Madje ka mundësi që para dite të bëhet leximi i parë, në mesditë të takohem komisionet përkatëse, ndërsa pasdite të miratohet ligji. Të nesërmen në mëngjes i dërgohet Zyrës së Presidentit , meqenëse edhe asaj i duhet së paku një javë që të shfletoj ligjin, para se presidenti të vë nënshkrimin. Krejt me nguti. Ndërkaq, në rrethana të këtilla nuk do të ketë debat serioz, e të mos flasim për një pajtim minimal ndërmjet pozitës dhe opozitës. Ndërkaq, edhe në këtë mënyrë Kuvendi do të kryej punën- mjafton që të ketë pajtim ndërmjet partnerëve të koalicionit, mjafton që opozitës t’i thuhet “hajde fol”, dhe në fund të sigurohen 61 vota që ligji të kaloj. Pra, forma është përmbushur, ndërsa për cilësinë, pajtueshmërinë dhe problemet që mund të paraqiten gjatë implementimit- punë e madh.
Ndërkaq, Qeveria dhe Kuvendi duhet të kenë parasysh tri fakte: veteranët e luftës së UÇK-së, sigurimin shëndetësor dhe pakon fiskale 2. Për të gjitha duhet të debatohet gjatë procedurës së miratimit të Ligjit për Buxhetin, meqenëse ato interferojnë në rrjedhat buxhetore. Ndërkaq, së paku këto tri probleme nuk duhet të kalohen shkel e shko!
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...