Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, priti në një takim Zëvendës-Presidentin e Fondacionit Heritage me seli në Uashington D.C., Dr James Carafano.
Në kuadër të këtij takimi kreu i diplomacisë Kosovare, Pacolli, e njoftoi përfaqësuesin e këtij këtij Institucioni me zhvillimet e gjithmbarshme në Kosovë dhe përparimet e shënuara deri më tash, ndërkohë që u diskutua në lidhje me mundësitë e rritjes së bashkëpunimit në të ardhmen.
Nga ana e tij, Zëvendës presidenti i Fondacionit Heritage, Carafano, e ka njoftuar Ministrin e Jashtëm Pacolli në lidhje me Indeksin për Liritë Ekonomike dhe të arriturat e Kosovës në këtë drejtim.
“Është lajm i mirë, që Kosova vazhdon të renditet relativisht lart në ranglistën botërore të Indeksit për Liritë Ekonomike dhe në vendin e dytë në rajon, pas Maqedonisë. Kjo është dëshmi serioze për krijimin e sigurisë tek investitorët botërorë, që të investojnë kapitalin e tyre në vendin tonë. Ne, duhet të punojmë edhe më shumë, që të renditemi në top vendet e para”, ka thënë numri dy i Qeverisë, Pacolli.
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...
Gresa, Anisës: Erdhe furishëm, pas një dite e lëshove bajrak...
Nesër Kuvendi mban dy seanca plenare
A iu ndërrua me të vërtetë Xhenetës ‘Kutia e FatitR...