Qeveria e Kosovës ka miratuar raportin financiar për vitin 2016, të cilin e ka proceduar për diskutim në Kuvendin e Kosovës. Raporti paraqet të hyrat dhe shpenzimet për vitin 2016.
Po ashtu, kabineti qeveritar në mbledhjen e saj ka miratuar edhe strategjinë për afirmimin dhe integrimin e komunitetit malazez në Kosovë, 2016-2021.
Ministri i Financave Avdullah Hoti duke prezantuar raportin vjetor financiar për vitin 2016, tha se janë arritur 96 përqind e të hyrave në bazë të planifikimeve, derisa rrija ekonomike ishte 4 përqind, krahasuar me vitin paraprak.
Hoti tha se në vitin 2016 Qeverua pati 1 miliardë e 779 milionë euro të hyra.
“Raporti evidenton qartë një menaxhim efektiv të financave publike i cili menaxhim ka mundësuar përmirësimin e pozitës fiskale të vendit duke arritur një deficit buxhetor mjaftë u ulët dhe që është indikator bazë i qëndrueshmërisë fiskale të vendit duke mbajtur shpenzimet rrjedhëse nën kontroll dhe duke arritur të përmbyllim vitin me një rezervë fiskale në nivele të kënaqshme. Sa i përket pranimeve apo të hyrave buxhetore gjatë vitit 2016 kemi pasur 1 miliardë e 779 milionë euro duke mos përfshirë garantët e caktuara të donatorëve fonde të ndryshme në mirëbesim. Kjo shumë është 96 për qind e pranimeve të planifikuara për vitin 2016 dhe paraqet një rritje prej 4 për qind krahasuar me vitin paraprak”, tha Hoti.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...