Ekonomia vazhdoi edhe më 2016 të ketë probleme të mëdha. Qeveria edhe këtë vit nuk arriti t’i realizojë projektet madhore. Brezovica nuk u koncesionua, Kosova e Re nuk fillojë të ndërtohet. Eksporti mbeti nën hijen e krizës së madhe të Ferronikelit, ndërsa, importi vazhdoi të ketë rritje.
Ndërmarrjet strategjike sikur që është Trepça nuk nisi të funksionojë me ligjin e ri. Gjitha këto projekte që konsiderohen të dështuara në vitin 2016, ka gjasa që sipas autoriteteve do të mund të realizohen në këtë vit.
Qeveria parasheh që projekti për Brezovicën të nis prej pikës zero, përmes procesit të ri. Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që ky projekt të realizohet përmes ligjit për Investime Strategjike. Mos realizimi i këtij projekti, nga zyrtarët e MTI-së, është se janë në pritje të interpretimit ligjor të Gjykatës Kushtetuese.
“Planet e Qeverisë janë që ky projekt të vazhdojë përmes një procesi të ri. Një nga opsionet reale se si të procedohet më tutje është edhe vazhdimi i realizimit të projektit në përputhje me Ligjin për Investime Strategjike, i cili është aprovuar nga Kuvendi i Kosovës, mirëpo, siç e dini, është dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese. Sapo të përfundojë interpretimi nga Gjykata Kushtetuese lidhur me këtë ligj, Qeveria e Kosovës do të përcaktohet se me cilin opsion të shkohet më tutje. Më pastaj do të lëvizet menjëherë me procedurat e nevojshme në mënyrë mjaft transparente. Qeveria po punon që të jetë sa më e përgatitur, dhe në këtë proces kemi mbështetjen e plotë edhe të parterëve amerikanë të USAID-it”, thuhet në përgjigjen zyrtarëve për informim të MTI-së.
Por nuk dihet se çfarë plane ka Qeveria për projektin e “Kosovës së Re”, pasi Ministria e Zhvillimit Ekonomik, në fillim të vitit 2016, kishte premtuar se projekti për ndërtimin e Kosovës së Re, do të fillojë në fund të këtij viti por që për këtë çështje KosovaPress, nuk ka marrë përgjigje.
Vizar Azemi nga KOSID, tha se Kosova e Re, është projekt që ka filluar qe 10 vjet dhe sot e kësaj dite nuk ka ndonjë konkretizim të planeve dhe vendimeve të Qeverisë së Kosovës. Për shkak siç tha ai, se i gjithë procesi që nga periudha e fundit kur është bërë seleksionimi i kompanisë të mbetur në proces, ka shumë mangësi ka shumë probleme dhe si i tillë nuk po mundet të finalizohet si projekt.
“Nuk e di si ka me shkuar Qeveria më tutje, në këtë vit kemi dëgjuar, kanë qenë disa time linë, të cilat i kanë dhënë Qeveria se do të nënshkruhet kontrata, do të nënshkruhen marrëveshje në anën tjetër nuk ka pasur asgjë publike për qytetarët për të parë se çka në realitet po nënshkruhet, cilat janë teknologjia që ka me u përdorë, cilat janë aspektet financiare dhe implikim që do t’i ketë se e dimë që i tërë ky investim ka me qenë reflektim në tarifat e energjisë elektrike dhe sa ka me qenë ky çmim….. Kompania në fjalë nuk është ende e gatshme për të nënshkruar një marrëveshje përkundër vullnetit dhe shtytjes nga ana e Qeverisë për të ndodhur një gjë e tillë. Mbetet 2017 të shohim se çfarë do të ndodh. Unë nuk shohë ndonjë përparim të këtij bilanci se si nëse do të jetë pozitiv diçka. Por mbetet të shihet në 2017. 2017 dështoj për këtë punë dhe për neve ky projekt veç se ka dështuar për shkak se në asnjërën nga akeret të cilat janë përcaktuar nga Qeveria nuk kanë ndodhura ajo marrëveshje të cilën e kanë pritë, pra, po shihet që diçka në rregull. Presim nga Qeveria të del dhe të thotë që edhe ky projekt dështoj siç kanë dështuar projektet të tjera“, tha Azemi.
Ai ka shtuar se i gjithë procesi, me një ofertues të vetëm, nuk ishte aspak transparent dhe me probleme të natyrave të ndryshme të mos pasjes së informacioneve të bollshme të duhura.
Ndërsa për Trepçën si një nga asetet me të cilat Kosova dikur ishte krenuar, sot shteti përveç ligjit që e shpëtoi nga falimentimi, ende nuk dihet alternativat që do të veprohet me kombinatin. Ish-ministri i Financave, Haki Shatri, shprehet skeptik se projektet madhore, Qeveria ka kapacitet t’i përfundojë gjatë këtij mandati. Ai thotë se vendi gjatë vitit 2016 ka kaluar pothuajse pa pasur Qeveri fare. Ai thotë se qytetarët edhe në vitin 2017, kanë festuar të varfër e po ashtu nuk është ulë numri i pa punësisë.
“Mund të themi se nuk ka ndodhur asgjë, edhe vendi ka kaluar vitin pothuajse sikur mos të kishte pasur Qeveri. Fatkeqësisht nuk ka ndodh asnjë lëvizje që është dashur të ndodh si veprim aktiv i Qeverisë për me u funksionalizuar ose me hy në veprim diçka lidhur me këto kapacitete potenciale që jemi më të favorshme në relacion me konkurrencën të them meqenëse jemi ekonomi e hapur e tregut. Brezovica fatkeqësisht ka dështuar dhe humbja nga mos aktivizimi ajo që quhet ekonomi fitimi i humbur është i pa kalkulueshëm….Po ashtu, me Trepçën megjithëse afatin e fituar për një vit e gjysmë Qeveria, të vetmen gjë që e ka bërë në dy ditë të fundit të skadimit të afatit ligjor e ka sjell një ligj edhe me urgjencë në mënyra urgjente e ka procedua në Kuvend, ka gjetë mirëkuptim tek njerëzit, te deputet, përndryshe nuk kishte me kaluar. Asgjë tjetër nuk është vepruar brenda dy viteve për me ristrukturo me veprua në mënyrë q? ? të shihet të paktën një ditë e afërt kur mund të startojmë me ndonjë punë të mirë dhe me ia parë hairin atij potenciali që e kemi…. Përveç lëvdatave që është një lavdet për konsum publik, lidhur me uljen e numrit të papunësisëm nuk ka zvogëlim të pa punësisë pa rritje të punësimit. Varfëria ka mbet në të njëjtin problem“, tha Shatri.
Nga të gjitha proceset në mënyra direkte dhe indirekte preken edhe qytetarët të cilët kanë prit që Qeveria të krijojë vende të reja të punës, klimë për biznes por që ata nuk janë të kënaqur me realizimin e projekteve dhe në përgjithësi mënyrën e ecjes ekonomike së vendit për një vit. Ata janë shprehur të zhgënjyer prej të gjithë akterëve politik, pa dallim pozitë apo opozitë.
Shemsi Vllahiu ka thënë se të gjithë janë të njëjtë dhe nuk pretë ndryshime prej këtyre udhëheqësve qoftë të pozitës apo edhe opozitës.
‘’Njëjtë janë krejt, asnjë ma të mirë s’janë, as VV, as nuk presim prej tyre”, tha Vllahiu.
Ndërsa, Bedri Ahmeti, qytetarë nga Prishtina ka thëne se Qeveri më të keqe nuk kemi pasur asnjëherë. Ai tregon se të parin e qeverisë Isa Mustafën e ka votuar por që tashmë është pishman.
“Qeveri më të keqe nuk kemi pasur kurrë, nuk ka zhvillim, s’ka përparim. Me Serbin janë t’u bo ‘’allishverish’’ neve na mbyten krejt. Shumë kam prit prej tij, vetë ia kam dhanë votën, vetë jam gëzua që u dal kryetar”, tha Ahmeti.
Ndërsa, Fatbardh Thaçi, thotë se ajo që më së shumti janë kujdesur udhëheqësit është zhvillimi i tyre ekonomik por jo i qytetarëve.
“Mendoj që është dështim, asgjë të hairit nuk kemi pa te ai. Ekonomist i vetvetes është po zhvillim nuk ka, keqqeverisja, njerëzit e korruptuar e bëjnë këtë, klanet e veta të cilat i ka, kjo ndodh në Kosovë.”, tha Thaçi.
Nuk mund të anashkalohet edhe bilanci tregtarë i Kosovës. Bazuar në të dhënat e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), të cilat tregojnë se deficiti tregtar i mallrave arriti vlerën prej 1.1 miliardë euro në qershor 2016, që paraqet një rritje vjetore prej 10.4 përqind. Ndërsa, eksporti i mallrave deri në qershor 2016 arriti vlerën 152.4 milionë euro, një rënie vjetore prej 5.6 përqind. Rënia e vlerës së eksportit të mallrave gjatë kësaj periudhe kryesisht i atribuohet rënies së eksporteve të metaleve bazë. Rënia e vlerës së gjithsej eksporteve të metaleve bazë u zvogëlua kryesisht si pasojë e rënies së prodhimit të nikelit në ekonominë e vendit, si dhe rënies së çmimit të metaleve në tregjet ndërkombëtare gjatë kësaj periudhe.
Sot seancë plenare, Kuvendi i Shqipërisë shqyrton projektbux...
Kryeministri rumun i reagon Kurtit për ndeshjen Rumani–Kosov...
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...