Pas IMT ishte blerë nga indianët, deri në mes të majit, një tjetër nga 55 kompanitë janë duke u falimentuar përmes ofertave publike. Midis tyre ka ish-gjigantë. Nga falimentimi i këtyre 2.068 kompanive pritet të mbesin pa punë rreth 70,000 punëtorë në Serbi.
Qeveria pretendon se kanë një plan për procedura më efikase të falimentimit, raporton arbresh.info.
Fabrika e cila pritet të mbyllet kwto ditë wshtw “Magnochrome”, e cila për shkak të mbingarkesës së borxhit ka hyrë në falimentim dy vjet më parë. “Kjo që po ndodh është shumë dëshpëruese, por të mbështetemi në ardhjen e një pronari të ri “, thotë Vladan Krstiq, një inxhinier në “Magnohrom”.
Zoran Nakalovic, gjithashtu është një punëtor i Magnohrom, sugjeron që kjo kompani ka çdo mundësi për të vazhduar punën e saj. Në Serbi, 2.068 ndërmarrje janë aktualisht në falimentim. Këtë vit, janë iniciuar 17 procedura të reja, të dhënat e Agjencisë për Licencimin e Administratorëve të Bankrotimit.
Falimentimet zakonisht zgjasin tre vjet, por disa kompani kanë qenë në atë status për më shumë se dy dekada. Problemi më i madh, por jo i vetmi, janë kompanitë që kanë hyrë në procesin e ristrukturimit 15 vjet më parë.
Nuk ka statistika të sakta, por supozohet se rreth 70,000 punëtorë, kompanitë e të cilave përfundojnë në falimentim kërkojnë pothuajse 25 miliardë dinarë nga shteti./arbresh.info
Zjarri në Kuvend/ SHBA ndëshkon PD dhe dhunën: Akte që s’kan...
Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve, Begaj: Ju meritoni trajti...
Kosova mëson orarin e ndeshjeve të Kampionatit Botëror në eS...
Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter mbushi 100 vjeç
SBASHK-u: Ministri Murati të gjejë mundësi ligjore, pagat të...
“Gratë kanë mundësi për diagnostikim dhe trajtim të pl...