Vezët industriale në treg, shkelje e marrëveshjes së CEFTA-së

13:08 | 22 Mars 2016
Arbresh.info

Kryetari i Shoqatës së Shpezëve të Kosovës, Agim Sahiti ka deklaruar se në treg të Kosovës po shiten vezë industriale të cilat janë të ndaluara për konsum. Sipas tij, vezët po ofrohen me çmim më të ulët, gjë që ka rezultuar edhe me shkeljen e marrëveshjes së CEFTA –së.

Ai tha se vendi jonë nuk ka nevojë për import të vezëve, pasi që në Kosovë janë rreth 100 fermerë të cilët merren me këtë.

Sipas Sahitit, importi po vazhdon të ndodh për shkak se të çmimeve të ulëta me të cilat ofrohen.

Në Kosovë janë rreth 850 mijë dhe 100 fermerë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme