Këtë vit vetëm 10 biznese të huaja kanë hapur degët e tyre në Kosovë.
Në periudhën janar-mars 2020 nga mbi 2 mijë biznese të reja që ishin regjistruar në Kosovë vetëm 10 prej tyre figurojnë të jenë të huaj, shkruan arbresh.info.
Në repertorin Statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë për tremujorin e parë (TM1) 2020 të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës thuhet se 9 prej këtyre bizneseve hynë në kategorinë me 1 deri ne 4 punëtorë ndërsa vetëm një ka prej 20 deri 249 punëtorë.
Katër kompani janë regjistruar në ndërtimtari, dy në tregti me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike, motoçikletave, dy në aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike, një për furnizim me energji elektrike, gaz avull dhe ajër të kondicionuar dhe një në aktivitete administrative dhe mbështetëse.
Ndërsa sipas të njëjtin raport në tre muajt e parë të 2020-es në Kosovë janë hapur 2 311 biznese. Por aty thuhet se ky numër është më i vogël se periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Sipas të njëjtit raport ka rënie prej 3.86% të ndërmarrjeve të regjistruara.
“Në tremujorin e parë të vitit 2020 (TM1 2020) gjithsej janë regjistruar 2 311 ndërmarrje. Krahasuar këtë tremujor me tremujorin paraprak (TM4 2019) ka një rënie prej (-9.94%) të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërsa, krahasuar TM1 2020 me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM1 2019) ka rënie prej (-3.86%) të ndërmarrjeve të regjistruara”, thuhet në raport./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...