Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka pritur sot në takim prodhuesit vendorë me ç’rast u ka premtuar përkrahje.
Veseli ka bërë të ditur se së shpejti do të hartohet Ligji për Tregti të Brendshme i cili siguron mbrojtjen dhe promovimin e prodhimeve vendore, shkruan arbresh.info.
“Në takimet e shumta anembanë Kosovës kam dëgjuar shqetësimet e prodhuesve tanë, të cilët kanë nevojë për ndihmën e shtetit në konsolidimin e bizneseve të tyre. Atyre u kam premtuar përkrahje. Sot, njoftova Klubin e Prodhuesve Vendorë se së shpejti do të hartohet ligji për tregti të brendshme, i cili do të sigurojë mbrojtjen dhe promovimin e prodhimeve vendore”, ka shkruar Veseli në Facebook./arbresh.info/
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...