Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i ka dërguar letër institucioneve të Bashkimit Evropian për të kërkuar angazhimin e tyre në ndihmë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në këtë kohë pandemie.
Lideri i opozitës, Veseli, ka shkruar në faqen e tij në Facebook se qeveria e shkarkuar Kurti nuk ka bërë asgjë për të ndihmiar shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Deklarata e plotë e Kadri Veselit:
Sot dërgova një letër drejtuar institucioneve të Bashkimit Evropian, për të kërkuar angazhimin e tyre në ndihmë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Nga bisedat që kam zhvilluar me përfaqësues të ndryshëm politik si dhe me miq të shumtë personal të atjeshëm, jam informuar se gjendja nuk është aspak e mirë dhe se shqiptarët ndihen të lënë anash prej qeverisë qendrore. Fatkeqësisht ata mund të marrin shërbime shëndetësore vetëm nga spitali i Vranjës, i cili është tashmë i mbingarkuar.
Qeveritarët e shkarkuar janë treguar indiferent dhe nuk kanë bërë asgjë për Luginën e Preshevës. Mirëpo ata nuk përfaqësojnë Kosovën, sepse Kosova e vërtetë është shumë e lidhur me banorët e Preshëves, Bujanovcit e Medvegjës dhe kurrë nuk do i braktisi ata.
Prandaj bëra thirrje që Bashkimi Evropian ta dedikojë për komunitetin shqiptar, një pjesë të ndihmës që ka dhënë për Serbinë. Po ashtu theksova që në bashkëpunim dhe me ndihmën e institucioneve të BE-së, Kosova mund të angazhohet që të zgjerojë kapacitetet dhe burimet e spitalit të Gjilanit për ta vendosour në dispozicion të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...