Zëvendësimi i taksës ndaj mallrave të Serbisë me reciprocitet po shihet vështirë i zbatueshëm, ndonëse marrëveshja e CEFTA-s e lejon reciprocitetin ndërmjet shteteve. Njohësit e ekonomisë dhe të zhvillimeve politike kërkojnë nga qeveria që para se të merr vendime fillimisht të bëjë një analizë ekonomike.
Qeveria e vendit, ditë më parë ka krijuar ekip që do të merret me largimin e taksës duke e zëvendësuar me masën e reciprocitetit në raport me Serbinë. Ndonëse kërkesat e ndërkombëtarëve janë që asnjëra e as tjetra të mos jenë në fuqi.
Njohësi i çështjeve ekonomike, Mustafë Kadrijaj, e sheh vështirë të realizueshme zbatimin e reciprocitetit, përcjell Telegrafi.
“Në aspektin ekonomik nëse vendosen masat e reciprocitetit jemi të dëmtuar pasi ne nuk mund ta mbulojmë tregun e Serbisë me produktet tona. Por nga ana politike do të ishte një hap shumë i madh pasi, pasi si në njohjen e tabelave, vulave doganore Serbia do ta njihte Kosovën”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Mustafë Kadrijaj.
Blerim Burjani, njohës i rrethanave politike duke folur për reciprocitetin thotë se para se të vendoset, fillimisht duhet bërë një analizë e thuktë ekonomike.
“Fillimisht duhet të hiqet taksa. Minimumi është të pezullohet. Pastaj është të themelohet komisioni, i cili do të bënte një analizë të plotë për produktet e Serbisë. Cilat janë produktet deficitare dhe ato suficitare që Kosova nuk do të kishte nevojë të importojë nga Serbia. Pashmangshëm duhet të diskutohet edhe me komunitetin e biznesit dhe jo vetëm të bëhet politikë me ta por edhe të shihet interesi i tyre”, deklaroi Blerim Burjani.
Vendet e Ballkanit perëndimor e kanë të nënshkruar një marrëveshje për tregti të lirë, të njohur si CEFTA, në të cilën Kosova ishte bërë pjesë e saj në korrik të 2007-ës, atëherë si UNMIK. Por kur Kosova u shpall shtet e ndërroi vulat doganore, Serbia e Bosnja nuk lejojnë mallrat kosovare të kalojnë as transit.
Në bazë tw kësaj marrëveshje është e lejueshme reciprociteti, duke theksuar se mund të zbatohen të njëjtat masa edhe nga shteti që është dëmtuar.
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë