Ligji, i cili parasheh uljen e normës së Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), për disa produkte nga 16 për qind, sa është aktualisht, në 8 për qind, mund të hyjë në fuqi më 1 korrik të këtij viti, bëjnë të ditur për Radion Evropa e Lirë, përfaqësues të Administratës Tatimore të Kosovës.
Nahit Sharku, zëvendësdrejtor në Administratën Tatimore të Kosovës, thotë për REL, se ndryshimet në këtë ligj kanë përfunduar dhe janë dërguar në Qeveri, ku edhe janë miratuar, ndërkohë që presin edhe miratimin në Kuvend.
“Nëse të gjitha procedurat ligjore shkojnë ashtu siç ka parashikuar Qeveria, atëherë ky ligj duhet të hyjë në fuqi më 1 korrik të këtij viti”, bën të ditur Sharku.
Sharku sqaron për Radion Evropa e Lirë se ka një reduktim të normës së TVSH-së nga 16 për qind sa është tani, në 8 për qind për produktet bazë që përbëjnë shportën e konsumatorit.
“Këto janë: buka, vaji, kripa, qumështi, orizi, vezët, pastaj është pjesa e librave dhe gazetave që trajtohen në një kategori të veçantë. Në kuadër të 8 për qindëshit janë barnat, produktet farmaceutike, aparatet, pajisjet mjekësore”, shpjegon Sharku.
Në listën e normës së ulur të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar nga 16 për qind në 8 për qind, tregon Sharku, do të hyjnë edhe shërbimet publike, që është uji, energjia elektrike, ngrohja dhe mbledhja e mbeturinave.
Deri më tani, në Kosovë, të liruar nga TVSH-ja janë: importimet e gjërave personale të udhëtarit, importi i mallrave turistike, të dyja këto të rregulluara nga dispozitat e doganave, shërbimet spitalore dhe kujdesi mjekësor, e të tjera.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?