Moskonkretizimi i vendimit për faljen e borxheve që qytetarët u kanë institucioneve shtetërore dhe kompanive publike në vend, ka ndikuar negativisht te këto kompani, ku kohëve të fundit vërehet rënie e madhe e pagesave të faturave, shkruan Zëri sot.
Si rezultat i kësaj, në kompaninë e ujësjellësit dhe në kompaninë e mbeturinave “Pastrimi” inkasimi i borxheve ka shënuar rënie deri në 16 për qind.
Vështirësitë më të mëdha llogariten të jenë te kompania “Pastrimi” ku nga vendimi i Qeverisë e deri më tani inkasimi i borxhit në këtë kompani ka rënë për 10 për qind.
Arbënore Ademi, zëdhënëse në këtë kompani, ka thënë se Qeveria duhet të merret më seriozisht me këtë çështje, pasi që, sipas saj, kjo kompani do të shënojë vetëm rënie të inkasimit të borxheve.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?