Qytetarët e Kosovës po presin në rend për të furnizuar me diell teksa ka ankesa se në disa vende ka edhe mungesë të tij.
Por, duket se kjo nuk po u bën shumë përshtypje disa Institucioneve, shkruan arbresh.info.
Ato kanë vazhduar duke mos anuluar asnjë tender të planifikuar para kohës kur vendi do të prekej nga koronavirusi dhe të shpallej gjendje emergjente në sistemin shëndetësore.
Njëso ka vepruar edhe Agjencia Kosovare e Privatizimit. Së fundi AKP ka blerë 8 laptop vlera e të cilëve ka arritur afër 10 mijë euro ose saktësisht 7.600,00 euro.
Në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se laptopët janë blerë për anëtarët e bordit të drejtorëve për të lehtësuar punën e tyre.
Aty thuhet gjithashtu se anëtarët kanë laptop por që janë amortizuar dhe drejtorët po hasin në vështirësi në kryerjen e detyrave.
“Me kërkesë të menaxhmentit, me qëllim të lehtësimit të punës së anëtarëve të bordit të drejtorëve dhe për të evituar sa më shumë përdorimin e letrës, si dhe duke marrë parasyshë që laptopët që janë në përdorim, aktualisht janë amortizuar dhe drejtorët po hasin në vështirësi në kryerjen e detyrave, është e nevojshme blerja e 8 laptopëve të rinj”, thuhet në njoftim
Ndërsa fituese ka dalë ” ILIR – KOSOVA ” SH.P.K. nga Prishtina.
Në mesin e katër kompanive që kishin aplikuar për tenderin me titull “Furnizim me Laptop” në Departamentin e Administratës- AKP ndërsa çmimi më i lartë i ofruar ka qenë 7.960,00./arbresh.info/
Austria merr fitore të rëndësishme ndaj Kazakistanit në Ligë...
Pamje nga vendi ku ndodhi vrasja e dyfishtë në Klinë
Haradinaj: Rezultati më i madh i paqes është anëtarësimi dir...
KOMF: Nuk duhet të lejojmë asnjë lëvizje që synon largimin e...
Lushaku -Sadriu i ndalon në shkollat e Prishtinës doracakët ...
Mihaila: Nuk duhet ta nënvlerësojmë Kosovën, shpresojmë që t...