Google ADS

Vala tregon kur do ta heqë kodin +381 nga telefonia fikse

13:15 | 23 Mars 2018
Arbresh.info

Vala me anë të një njoftimi tregoi kur do ta heqë kodin +381 nga telefonia fikse.

Posta dhe Telekomi i Kosovës ka njoftuar se nga 24 marsi, qytetarët e Republikës së Kosovës duhet të përdorin kodin Shtetëror të Kosovës +383 për telefonin fikse.

“ Ju informojmë se nga 24 mars, prefiksi+381 i telefonisë fiks do të jetë i pamundur. Tani duhet të përdoret kodi +383”, thuhet në njoftimin e Postës dhe Telekomit të Kosovës.

Kodi Shtetëror i Kosovës +383, është lansuar edhe për telefonit mobile në muajin shkurt, në kuadër të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

KALLXO.com kishte raportuar se ky kod kishte filluar së aplikuari në shumë aplikacione të ndryshme të telefonave të mençur (smartphones).

Kodi +383 që pritet të funksionalizohet përfundimisht më 30 qershor të këtij viti. Kosova kishte siguruar kodin e saj shtetëror pas nënshkrimit të marrëveshjes pako, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë më 25 gusht në Bruksel, ku ishte përfshirë edhe çështja e telekomunikacionit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme