Google ADS

Vala ka një sqarim për konsumatorët

15:59 | 27 Korrik 2017
Arbresh.info

Operatori mobil në Kosovë Vala ditë më para ka lansuarë  një lojëshpërblyese ku me anë të mbushjeve elektorinike mund të fitoni banesë në Prishtinë, shkruan arbresh.info.

Lidhur me këtë një konsumator në email të portalit e ka shkruar se ka luajtur këtë lojë por  vetëm i janë marrë mbushjet e nuk i është dërguar kodi, konsumatori ka thënë se ka shkuar të pika e shitjes për të kërkuar një sqarim por nuk  ka marrë përgjigje.

“Vala bënë mashtrime me   konsumatorëve me ofertën e re që reklamon të fitosh banesë në Prishtinë me 3 euro mbushje ku pas 24 orëvedërgohetnjënumërpër pjesëmarrje nëlojë.Me ç’rast 2.5 euro i vjedhin,0.50 cent dërgon mbushje.Parat u vidhen konsumatorëve kodi nuk dërgohet , pre e këtij mashtrimi isha dhe unë vet.Kur shkon ankohesh tallen kinse nuk din gjë e bëjnë pyetje, cilin sportel e ke bo mbushjen, kur e kë ble mbushjen,a ja di emrin etj.,” është shprehur i mllefosur një konsumator.

Lidhur me këtë është kontaktuar edhe zyra për media e Valës, ata kanë thënë se ky nuk është mashtrim  ndaj konsumatorëve por është një keqkuptim.

“Në kushtet e lojes  dhe në njoftimet që kemi dhënë kemi tregu që kodi vjen brenda 24 orëve e dmth nuk shkon automatikisht, disa konsumator  nuk po i lexojnë rregullat dhe po kanë shumë paqartësi, sistemi është i organizuar në atë mënyrë që kodi të shkon brenda 24 orëve  apo 36 orëve por asnjë konsumator nuk mbetët pa kod, kodi shkon vetëm të ata konsumator që kanë bërë mbushje 3 euro e më shumë” tha njëri nga zyrtarët e Valës.

Vala i’u bënë thirrje të gjithë konsumatorëve që të telefonon në numrat për ndihmë  ndaj konsumatorëve në mënyrë që të mos kenë paqartësi.

“Loja shpërblyese zgjate 12 jave të gjithë ata që kanë bërë mbushje nga e mërkura deri të dielën kanë hyrë në lojë shpërblyese kodi vjen me 24 orë vonesë, në këtë rast edhe konsumatori që është ankuar do të jetë pjese e lojës, vonesat të kodet ndodhin nëse një konsumator bënë mbushje në ora 1 dhe në këtë rast nuk vjen kodi deri nesër në ora 10 apo 11 pasi që kodet shpërndahen në këtë periudhë, loja është transparente dhe tërheqja e shpërblevetransmetohet live ,  ne do tëprovojmë që tëshkurtojmë sa më shumë kohen e dërgimit të kodit,” janë shprehur zyrtarë të saj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme