Me propozim të Drejtorit të PTK, Agron Mustafa, Bordi i kompanisë ka miratuar shkrirjen e njësive. Tanimë nuk ekzistojnë disa njësi si Telekomi, Vala por vetëm një.
Bordi i Drejtorëve të PTK, ka miratuar propozimin e Drejtorit Menaxhues të kompasnië, Agron Mustafa, për ristrukturimin e kompanisë, projekt i cili ka për qëllim fuqizimin e vendimarrjes dhe llogaridhënjes në PTK, raporton Gazeta Blic.
Vendimi është marrë gjatë ditës së mërkurë, në mbledhje të bordit të kompanisë.
Synimet janë që të rritet efikasiteti i vendimarrjes dhe llogaridhënjes, për shkak se deri më tani ka pasur dublifikime dhe treplifikime të pozitave, duke penguar seriozisht kompanin që të operojë në treg.
“Drejtori i ri i PTK-së është befasuar kur thirri në takim për herë të parë menaxherët e regjioneve dhe në vend të 7 personave u paraqitën 14. Njëri që përfaqëson Vala si operatorë mobil dhe tjetri që përfaqëson Telekomin. Ky dubifikim i pozitave në regjione dhe shumë të tjera brenda vet ndërtesës qendore të PTK-së në Prishtinë, shtyri drejtori menaxhues që të pwrgatisw skemën e re për menaxhimin sa më efikas të kompanisë. Bordi i kompanisë pea hezitim miratoi skemën e re”, tha një burim nga kompania publike, PTK për Gazeta Blic.
Zyrtarët e PTK-së nuk janë përgjigjur lidhur me propozimin e Drejtorit Menaxhues i cili u miratua nga bordi për skemën e re menaxhuese, duke thënë që do të njoftoheni me këtë gjë me kalimin e kohës.
Përveç duplifikimeve dhe trepifilimeve të pozitave në PTK, ka pasur edhe një konkurrenca brenda dy njësive të saj, Valës dhe Telekomit, menaxherët e të cilave shpeshherë kanë rvizalizuar mes vete, çka ka ndikuar negativisht në vet rezultate e PTK-së. PTK prej dy vitesh ka qenë në stagnim për shkak të dy proceseve të dështuara të privatizimit dhe bllokimit të investimeve nga ana e aksionarit kryesorë, qeverisë së Kosovës, për shkak të këtij procesi.
PTK ngeci veçmas në ofrimin e shërbimeve të interneti 3 dhe 4 G, investim i cili u lejua vetëm pasi qeveria pranoi dështimin e provuesit të privatizimit.
Shtrirja e rrjetit të internetit të shpejtë dhe cilësorë 3 dhe 4G, i ka kushtuar kompanisë 32 milionë euro dhe ky investim pritet të rikonfirmojë pozicion lider të kompanisë. Investimi pritet të përurohet me 28 prillë të këtij muaji.
Vala pritet të jetë agresive edhe më produkete të reja, ndërsa sllogani i deritanishëm Vala është e Kosovës, pritet të personalizohet duke u bërë Vala Ime.
Gjithashtu, brenda një harku të shkurtër kohorë Vala ka nxjerrë në treg paketën Classik, përmes të cilës një minutë bisedë kushton vetëm 4.5 cent dhe paketën e përbashkët me Albtelekom-Egle Mobile, e cila parasheh cmime pothuajse të njejta sikurse në Kosovë, për të gjithë ata që pushojnë në plazhe shqiptare. Fokusimi do të jetë vecmas në internetin e shpejtë 3dhe 4G, duke pasë parasysh se bisedat ndërkobmëtarë janë zvogëluar ndjeshëm si rjedhojë e përdorimit të bisedave falas si Viber apo Whats App.
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...