Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës i ka dështuar tenderi për furnizim me material për pastrimin e armëve për nevojat e FSK-së.
Anulimi ka ardhur pasi nuk është pranuar asnjë ofertë, shkruan arbresh.info.
Kështu bëhet e ditur në njoftimin për anulim të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik. Aty thuhet gjithashtu se ky furnizim
ishte planifikohet të dorëzohej në depot Qendrore ”Kazerma Adem Jashari ” në Prishtinë.
Ndërsa, vlera e parashikuar për tu shpenzuar për këtë kontratë ishte 20 mijë euro.
Me këtë vlerë planifikohej të bliheshin lecka të buta dhe lecka pas pastrim me vija ndarëse.
“Sasia indikative e parashikuar për tre vite është Leckë e butë 1500 copë, leckë për pastrim me vija ndarëse 1500 copë, si dhe leckë ( arna ) për pastrimin e tytës 100 copë pako, kurse afatet e liferimit pas çdo urdhër blerje jo me shumë se 30 ditë”, thuhej në njoftim.
Kohëzgjatja e kontratës publike kornizë ishte 36 muaj. /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...