Ushqimet që hyjnë përmes kufirit kontrollohen 100 për qind

09:16 | 16 Tetor 2017
Arbresh.info

Në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK, Iliriana Zymberaj, drejtoresh e inspektoratit në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AVU), me rastin e “Ditës Botërore të Ushqimit”, foli për kontrollin dhe sigurinë e ushqimit në Kosovë.

Zymberaj, thotë se inspektorati i AVU është e fokusuar në kontrollimin e ushqimit si atij që importohet ashtu edhe atij që prodhohet në vend,

“Prodhuesit vendor janë në nivel, ushqimet kontrollohen mirë, vazhdimisht marrim mostra dhe i kontrollojmë”, thotë ajo

Sipas Zymberajt, numri prej 80 inspektor në nivel qendror nuk është i mjaftueshëm dhe për këtë qëllim është bërë vazhdimisht kërkesa për shtimin e numrit të inspektorëve sanitar, si në nivelin qendror, ashtu edhe në atë lokal.

Përkundër faktit se mungojnë inspektorët, ajo thotë se shërbimi i tyre është në nivel dhe ka një intensitet të shtuar të punës, kontrollit të ushqimeve në kufi, treg dhe restorante.

“Kemi inspektime të shpeshta kur thërrasin konsumatorët dhe ne u përgjigjemi kërkesave të tyre. Inspektorët e komunës kujdesën për ushqimet në treg dhe restorante, kurse inspektorati i nivelit qendror reagon në këto vende kryesisht me kërkesën e konsumatorit ose inspektorëve komunal”, tha Zymberaj.

Ajo tregon edhe për faktin se AVU ka shqiptuar 65 dënime për shkelje të ligjit, brenda vitit dhe se janë mbyllur disa thertore të mishit.

“Mallrat që hynë legalisht në kufi kontrollohen 100 për qind, merren mostrat e nevojshme për kontrollimin e ushqimit që produkteve shtazore dhe ato bimore. Bashkëpunimi me qytetarë është i ngushtë qytetarët kanë fituar besimin në ne dhe na thërrasin thuajse çdo ditë”, tha Zymberaj.

Ne ndërmarrim masat sipas nevojave, kontroll të shtuar kemi te mishi si i atij te prodhuara në vend ashtu edhe te ai qe importohet.

Dita Botërore e Ushqimit kremtohet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) çdo vit në datën 16 tetor (datë kur u krijua FAO në 1945).

Prej disa vitesh në këtë datë, edhe Kosova kryen aktivitete sensibilizuese mbi rëndësinë e ushqimit të shëndetshëm në popullatë. Në rrugën drejtë anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Republika e Kosovës është duke bërë transpozimin e legjislacionit të BE-së rreth sigurisë Ushqimore. Rregulloret e reja përmbajnë kritere të reja për OBU-të.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme