Agjencioni për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) paralajmëron mbështetjen e re të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara për Kosovën që ka për qëllim zhvillimin e mëtutjeshëm të sektorit shumë konkurrues bujqësor në vend, përmes granteve si për fermerët ashtu edhe pjesëmarrësit tjerë në zinxhirin bujqësor të vlerës.
USAID-i do të sigurojë mbështetje teknike për sektorin e bujqësisë në Kosovë me qëllim të stimulimit dhe mbështetjes së të ardhurave të fermerëve prodhues si dhe krijimit të mundësive për zhvillimin e tregjeve që do t’u ofrojnë përpunuesve dhe paketuesve – të cilët janë akter kyç në zinxhirin bujqësor të vlerës – një prodhim të kontraktuar nga fermerët kosovar i cili do të jetë i sigurt dhe me kosto të përballueshme.
Kjo nismë do të vej theksin në: partneritetet ndërsektoriale të cilat lehtësojnë rritjen e qëndrueshme ekonomike në këtë sektor të zhvilluar në masë të pamjaftueshme; fuqizimin e femrave dhe përfshirjen e të rinjve; edukimin mbi sigurinë e ushqimit; dhe programet e certifikimit të cilat mbështesin eksportimin në tregjet e rëndësishme rajonale dhe evropiane. Ky program do të ndihmojë fermerët që të jenë më mirë të përgatitur për t’iu përgjigjur kërkesave të tregjeve vendore dhe rajonale. /Arbresh.info/
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...