Kompania Rajonale e Ujësjellësit “ Prishtina” sh.a, ka deklaruar se në asnjë muaj nuk ka pasur fryrje të faturave, shkruan arbresh.info.
Në njoftimin e ujësjellësit thuhet se gjatë periudhës së pandemisë faturimi është bërë mbi bazën e mesatares së konsumit ( shpenzimit) gjatë tre muajve të fundit.
“Kompania Rajonale e Ujësjellësit “ Prishtina” sh.a. me të gjitha kapacitetet e saj, gjatë kohës së pandemisë është treguar tejet me konsideratë në raport me konsumatorin, furnizim me ujë të pijshëm dhe cilësorë 24 orë ( pavarësisht rritjes së konsumit), mos aplikim të ndëshkimeve për konsumatorët që nuk kryejnë pagesa të rregullta për ujë e kanalizim ( mos dërgimi i lëndëve te përmbaruesit privat dhe mos aplikimi i shkyçjeve individuale për konsumatorët me borxhe), duke qenë të vetëdijshëm se, uji ka qenë esencial gjatë kësaj periudhe kur pothuajse gjithçka është ndërlidhur me higjienë. Paralelisht me këtë u kemi bërë thirrje qytetarëve që të realizojnë pagesa të shërbimeve për ujë dhe kanalizim, për vetëm dy arsye, ruajtja e stabilitetit të kompanisë dhe mos lejimi i grumbullimit të borxheve për qytetarët.
Ujësjellësi i Prishtinës nuk ka fryer faturat e ujit në asnjë muaj.
Ujësjellësi, në asnjë mënyrë nuk e ka shfrytëzuar pandeminë për t’i “ plaqkitur” qytetarët ( siç kanë potencuar disa banorë të një hyrje banesore në lagjen “ Lakrishte” në njërën nga gazetat / portalet ).
Ata kishin potencuar se , shumica e tyre nuk kanë ujëmatës individual dhe faturimi bëhet me ujëmatësin e përbashkët.
Ua kujtojmë se, tarifat për shërbimin me ujë e kanalizim, përcaktohen nga Autoriteti Rregullator i Ujit ARRU, me ç’rast nuk ka ngritje të çmimit.
Poashtu, lexuesit ( inkasantët ) obligim ligjor e kanë leximin e ujëmatësit ( individual apo të përbashkët) , së paku një herë në tre muaj.
Inkurajojmë të gjithë konsumatorët e ndërtesave që kanë vetëm një ujëmatës të përbashkët, të vendosin ujëmatës individual, e më pas të regjistrojnë atë pranë zyrës për konsumatorë të KRU ” Prishtina”.
Gjatë periudhës së pandemisë faturimi është bërë mbi bazën e mesatarës së konsumit ( shpenzimit) gjatë tre muajve të fundit”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Bejruti përballet me sulme të vazhdueshme izraelite
Shqipëria e angazhuar për të forcuar sigurinë detare
67 kandidatë kalojnë testin me shkrim për 21 pozita për gjyq...
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për ndërprerjen e ndeshjes Ko...
Policia ndalon në Bërnjak një furgon me targa serbe që po tr...
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë