Wall Street Journal e quan Uber-in si programin më të kapitalizuar në botë. Ofrimi i një aplikacioni për udhëtimin, që shkakton shumë telashe për rregullin e taksive në të gjithë botën, është një kompani që po rritet shumë shpejt, duke arritur një vlerë prej 50 miliardë dollarësh.
Në rajonin tonë, shkruan TCh, Uber u lancua në dhjetor në Sofje të Bullgarisë. Njerëzit ishin të kënaqur të shihnin shërbimin, veçanërisht pamjen teknologjike, që bën një ndryshim të shpejtë. Gjithsesi, kompanitë e taksive janë të zemëruara dhe po bëjnë fushatë për heqjen e shërbimit në vend, për shkak të “ konkurrencës së pandershme, pasi nuk kërkon licencë apo dokumentacion të shoferëve”.
“Ambicia e Uber është të jetë kudo, në çdo qytet progresiv, që ka nevojë për transport të sigurt dhe eficent. Ne po eksplorojmë mundësitë tona, përfshi Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë”, thotë një zëdhënës i Uber, për agjencinë digjitale.com.
Do të ishte interesante të shihje lancimin e këtij shërbimi dhe se si tregjet do e përshtatnin atë. Në Kosovë për shembull, mund të gjesh një taksi pa markë, dhe të palicencuar shumë lehtë, dhe shërbimi është i lirë dhe punon mirë, edhe pse autoritetet po përpiqen të licencojnë dhe të eliminojnë atë që quhet “tregu i zi i taksive”.
Këta shoferë, që nuk duan t’i binden sistemit, mund të përdorin shumë lehtë Uber, dhe të vazhdojnë punën, teksa gjërat mund të lëvizin nga klasikja tek modernia, dhe disa marrëveshje mund të bëhen mes qeverisë dhe Uber, që shërbimi të ecë në mënyrë perfekte pa ndonjë problem apo protesta për konkurrencë të pandershme.
Në më pak se pesë vjet nga lancimi i tij, Uber ka ecur shumë shpejt në qytetet luksoze. Uber është në më shumë se 150 shtete e në SHBA dhe në 55 vende të tjera në botë. Dhe kudo ku ndodhet kompania, çmimi i kompanive të taksive ndryshon
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?