Grupi punues për implementimin e Strategjisë për Narkotikë, organizuar nga Sekretariati i Strategjive të Ministrisë së Punëve të Brendshme, nën udhëheqjen e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, njëkohësisht Koordinator Nacional, Nehat Mustafa, mbajti sot takimin e radhës.
Siç njofton komunikata, në këtë takim u diskutua lidhur me raportet e tremujorit të parë të këtij vitit, të të gjitha institucioneve të cilat janë të përfshira në përmbushjen e objektivave të përgjithshme të Strategjisë kundër Narkotikëve.
“Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Nehat Mustafa, fillimisht përshëndeti të pranishmit dhe i falënderoi për punën e bërë deri më tani dhe vlerësoi se gjatë periudhës tre mujore janë zhvilluar disa aktivitete me rëndësi në përmbushjen e objektivave strategjike”, thuhet në komunikatë.
Zëvendësministri Musfata me këtë rast kërkoi nga të gjithë akterët që gjatë periudhës së ardhshme të shtohen aktivitet në mënyrë që të përmbushen obligimet që kanë secili institucion, pasi vetëm në këtë mënyrë do të vije në shprehje parandalimi dhe ngritja e vetëdijes së qytetarëve sa i përket problematikës së përdo rimit të narkotikëve.
Si objektiva të rëndësishme të aktiviteteve për periudhën e ardhshme mbetën organizimi i një konference ndërkombëtare kundër narkotikëve, hartimi i një projekti të përbashkët për parandalimin e përdorimit të narkotikëve, intensifikimi i bashkëpunimit me organizatat e ndryshme ndërkombëtare, si EMCDDA etj., dhe zgjerimi i qendrave që ofrojnë shërbime trajnimi për viktimat e përdorimit të narkotikëve.
67 kandidatë kalojnë testin me shkrim për 21 pozita për gjyq...
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për ndërprerjen e ndeshjes Ko...
Policia ndalon në Bërnjak një furgon me targa serbe që po tr...
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë
Policia shqiptoi mbi dy mijë gjoba trafiku për 24 orë
Përfshihet nga flakët një ndërtesë banimi në Kinë, të paktën...