Google ADS

U hap Panairi për Turizëm

11:26 | 21 Prill 2016
Arbresh.info

Sot janë hapur dy panaire ndërkombëtare,ai për edukim dhe tjetri i për turizëm.

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami tha se ky panair hap mundësi të shumta për të rinjtë, sepse përmes edukimit krijojmë një rini të edukuar me shkathtësi që nesër të bëhen bartës të tranzicionit.

“Pa dyshim se ne kemi një rini shumë inteligjente e cila meriton që të ketë një edukim dhe aftësim profesional të nivelit Evropian”, tha Bajrami.

Kurse, për panairin e turizmit dhe rëndësinë e tij foli ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami, e cila tha se pa edukim nuk mund të zhvillohet turizmi e as ekonomia.

“Në kuadër të turizmit po bëjmë shumë përpjekje që ta rrisim efikasitetin dhe të promovojmë ambientin e biznesit që Kosova të bëhet si destinacion turistik”, tha Bajrami.

Në panair po marrin pjesë dhjetëra kompani nga Kosova, Mali i Zi dhe Shqipëria për promovimin e turizmit. Panairi mbetet i hapur sot dhe nesër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme