Ambasadorja e Turqisë, Songul Ozan dhe këshilltari i saj, Taner Boynik, kanë vizituar sot Lëvizjen Vetëvendosje, me ç’rast janë takuar me kryetarin Visar Ymeri, nënkryetaren e Kuvendit, Aida Dërguti dhe sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë, Boiken Abazi.
Ata bashkë diskutuan mbi marrëdhëniet e afërta mes të dyja vendeve.
Duke folur për orientimin ekonomik, Ymeri u shpreh se subjekti të cilin ai drejton e ka në Alternativën e saj Qeverisëse një model të ri zhvillimi që bazohet mbi prodhimin përmes shtetit zhvillimor që investon në sektorë strategjik të vendit.
Më tej, ai shprehu edhe qëndrimin sa i përket dialogut me Serbinë dhe marrëveshjeve të arritura deri më sot, duke shpjeguar që Lëvizja Vetëvendosje kërkon një dialog alternativ të ndërtuar mbi reciprocitetin dhe respektin e ndërsjellë mes palëve, dhe jo një dialog rezultat i të cilit ka qenë depërtimi dhe forcimi i pozitës së Serbisë brenda Kosovës.
“Vetëm duke ndryshuar premisat e këtij dialogu si dhe duke ndryshuar kursin e ekonomisë, Kosova mund ta ruajë sovranitetin dhe integritetin e saj territorial që të mund të ecë me hapa të sigurt drejt integrimeve të mëtejshme evropiane”, ka thënë Ymeri, raporton Koha.net.
Ndërkaq, Ambasadorja e Turqisë, bëri një prezantim të programeve të ndryshme zhvillimore ku shteti turk kontribuon në Kosovë, dhe mbështetjen që Turqia po i jep njohjes së Kosovës në të gjitha forumet dhe organizatat ndërkombëtare. Më tej ajo përmendi nevojën për të krijuar një ambient që do t’i rriste investimet direkte turke në Kosovë, por që zgjidhja për ekonominë e Kosovës është orientimi drejt prodhimit në sektorë strategjikë, si bujqësia, që hapin vende të reja pune.
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...