Dështimi i “Brezovicës”, ilustrimi më i mirë i papërgjegjësisë shtetërore.
Ndonëse një shtet shumë i ri, Republika e Kosovës ka një hapësirë të mjaftueshme për zhvillimin e turizmit, mirëpo e keqja është se kjo fushë e rëndësishme e ekonomisë po injorohet nga autoritetet kompetente. Të gjitha qeveritë e pasluftës kanë dështuar në përkushtimin për turizmin. Analistët e ekonomisë dhe njohësit e fushës së turizmit janë të mendimit se ky shtet ka dështuar në atë që është dashur të jetë themel i ekonomisë së brishtë dhe ajo është mungesa e përkushtimit për fushën e turizmit. Ata thonë se, edhe pse vend i dalë nga lufta, ku çdokush do të donte ta vizitonte një vend të tillë, institucionet janë tallur me turizmin. Sipas tyre, sot në vendin tonë mund të thuhet se “turistë” janë vetëm ndërkombëtarët me mision në Kosovë.
Eksperti i ekonomisë, Nehat Emërllahu tha për gazetën ” Kosova Sot ” se Kosova ka mundësi të kënaqshme për organizim të turizmit. Por, ai thotë se promovimi eventual ose dreka e organizuar për qeveritarë mbetet angazhimi më i madh i mundshëm i përfaqë- suesve të institucioneve qeveritare të RKS-së.
Nuk ka strategji Sipas Emërllahut, Kosova edhe në këtë drejtim është pa strategji dhe interesim për zhvillim. “Ministria përkatëse (Ministria MTI-së dhe e Kulturës), duhet shumë më seriozisht ta trajtojnë problemin e mundësisë së zhvillimit të turizmit, sepse Kosova nuk mund të ketë zhvillim ekonomik, pra as shfrytëzim të mundësive turistike pa angazhim serioz të Qeverisë së Kosovës. Kjo ngase Qeveria e Kosovës duhet të mos vetëkënaqet me të “arriturat” boshe, por duhet të gjejë zgjidhje për shfrytëzim të potencialeve turistike “.
Sipas Emërllahut, turizmi mund të jetë një degë ekonomike shumë fitimprurëse dhe relaksuese për qytetarët e vendit dhe të huaj. “Kompleksi Sportiv i Brezovicës tashmë është i njohur në rajon dhe më gjerë, me një projekt mjaft tërheqës për turistët nga shtete të tjera, por është për keqardhje se dështoi. Kjo ngase në përzgjedhje të kompanisë kishte dyshime dhe spekulime nga më të ndryshmet, duke përfshirë edhe përfaqësues politikë, që janë më me influencë në vend “. Emërllahu, thotë se Qeveria e Kosovës dhe konsorciumi francez MDP ,” Consulting – Compagnie des Alpes”, u gjetën në lajthitje për shkak të papërgjegjësisë dhe mungesës së seriozitetit.
Industria e turizmit, mundësi e shkëlqyer punësimi Eksperti i ekonomisë, Ismajl Kastrati, ish-kryetar i OEK-ut, tha se industria e turizmit është sektor i rëndësishëm për ekonominë e Kosovës, para së gjithash, për punësimin e të rinjve (posaçërisht femrave) dhe konsumimin e produkteve bujqësore vendore. Shitja e shërbimeve turistike, duke shfrytëzuar resurset natyrore, do të ishte me interes të veçantë për zhvillimin e turizmit, rrjedhimisht edhe të rritjes ekonomike. Mirëpo, për zhvillim të sektorit të turizmit, përveçqë kërkohet të investohet në resurse hoteliere (nga sektori privat), kërkohet edhe infrastrukturë e zhvilluar dhe kulturë turistike, mbi të gjitha në zhvillimin e turizmit familjar. Por, sipas Kastratit, Qeveria e Kosovës gjer më tani shumë pak është angazhuar për zhvillimin e këtij sektori, qoftë në infrastrukturë, qoftë në aftësimin profesional të profilit turistik ( shërbyes dhe kulinar). “Qeveria, në mungesë të një strategjie së mirëfilltë zhvillimore të turizmit, që disa vjet, pa sukses e ka sforcuar projektin e zhvillimit të turizmit në Brezovicë. Dështimi i projektit të “Brezovicës”, nga shkaqe të ndryshme subjektive (korrupsioni dhe pasiguria juridike) dhe objektive ( propaganda agresive serbe), vetëm sa e ka stërkequr shansin e zhvillimit të këtij sektori”, ka thënë ai.
Potenciali dhe resurset e mjaftueshme Eksperti u turizmit, Albert Mirdita, i shkolluar për ekonomi e turizëm në Kroaci, thotë për “Kosova Sot” se, ndonëse ka hapësirë të vogël gjeografike, Republika e Kosovës ofron mundësi të mira për zhvillimin e disa llojeve të turizmit. Kosova ka vende turistike malore, shëndetë- sore, objekte natyrore dhe objekte kulturore – historike, e që mund të shfrytëzohen nga vizitorët për ekskursione, sport, rekreacion, pushim, kulturë, për arsim e edukim. Mirëpo, sektori i turizmit ende mbetet i pashfrytëzuar dhe injorohet nga autoritetet kompetente, thotë eksperti i turizmit. Sipas Mirditës, ” territori i Kosovës ka potencial dhe resurse të mjaftueshme turistike, si për sezonin veror, po ashtu edhe për atë dimëror, derisa Kosovës i mungon vetëm bregdeti ” .Ai tha se Kosova është vend turistik dhe që vizitohet dhe, fatbardhësisht, trendi i vizitorëve vazhdimisht po rritet, edhe pse nuk mund të flasim për numra shumë të mëdhenj, por trendi është pozitiv. ” Sipas vlerësimeve tona, ka një rritje vjetore nga 5 deri në 7 për qind, që është një ngritje permanente dhe shumë e rëndë- sishme”, thotë Mirdita. Mirdita tregon se, përveç qytetarëve të Kosovës, 90 për qind e vizitorëve janë mërgimtarët që vijnë nga shtete të ndryshme të botës për pushime në vend, që vizitojnë kryesisht viset malore. “Turizmi malor, apo aktivitetet në natyrë në Kosovë mund të zhvillohen gjatë gjithë vitit”, thotë ai. Por, ai shprehet i shqetësuar me injorimin e këtij sektori, që i bëhet nga autoritetet kompetente, kurse të gjitha investimet që janë bërë në këtë fushë, sipas tij, janë bërë nga investimet individuale. “Themi qindra miliona euro paguajnë diaspora dhe qytetarët tanë edhe bizneset, por shteti nuk kthen asnjë cent”, theksoi ai .
Moti në Kosovë për këtë të diel
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...