Pjesa e ndërmarrjes “Trepça” që menaxhohet nga serbët ka kontraktuar shitjen e sasisë së prodhimit të sivjetmë të zinkut dhe të plumbit, shkruan sot KD.
Nga shitja e koncentratit të plumbit, “Trepça” do të përfitojë 18 milionë e 650 mijë e 280 euro. Kompania “Mineco International Limited”, me seli në Londër, është shpallur fituese e tenderit për blerjen e plumbit.
Kurse 5 milionë e 315 mijë e 329 euro janë pritjet e këtij menaxhmenti për të përfituar nga shitja e koncentratit të zinkut me seli në Zveçan.
Tenderin e ka fituar kompania “Zaklady Gorniczo Hutnicze Boleslaw S.A.”, me seli në Poloni, përcjell koha.net. Këto vlera që janë publikuar mund të ndryshojnë nga lëvizja e çmimeve të tregut të aksioneve si dhe prodhimit që pritet të ketë kjo pjesë e “Trepçës”.
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...