Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, takoi menaxhmentin dhe bordin e Trepçës, me të cilët bisedoi për situatën në të cilën po kalon kjo ndërmarrje e rëndësisë strategjike për ekonominë e Kosovës.
“Ka kaluar nëpër një periudhe të vështirë, kryesisht si rezultat i zhvillimeve në tregjet financiare ndërkombëtare dhe në pamundësi që të depërtohet dhe të shiten produktet e Trepçës në ato tregje. Tash ngadalë po përmirësohet situata”, nënvizoi kryeministri Hoti, raporton arbresh.info.
Ai e përgëzoi bordin dhe menaxhmentin për veprimet që i kanë ndërmarrë në veçanti në tre muajt e fundit, për të stabilizuar gjendjen dhe për të rritur prodhimin. Kryeministri Hoti vlerësoi se, viti 2020 ka qenë ndër vitet më të suksesshme sa i përket prodhimit në Trepçë.
“Besoj se me përmirësimin e tregjeve financiare ndërkombëtare, në tregjet përkatëse ku shiten produktet e Trepçës, shpejt kjo kompani do ta merr vetën, por tani duhet ta mbështesim”, tha kryeministri Hoti.
Gjatë qëndrimit në Trepçë, Kryeministri Hoti vizitoi flotacionin e mineraleve në tunelin e parë ku bëhet përpunimi i xehes, nga ku përfitohet koncentrati i plumbit dhe zinkut.
“Trepça nuk është në ditët e saja më të mira. Në dy tre muajt e fundit ka pasur lëvizje pozitive, për të parën herë ka arritur që me të hyrat e veta t’i sigurojë pagat e punëtorëve, mirë po kjo nuk është e mjaftueshme, Trepça duhet t’i gjejë mundësitë që të qëndrojë në këmbët e veta dhe jo të jetë barrë e shtetit”, deklaroi Ministri i Ekonomisë, Muharrem Nitaj, që bashkë me Hotin kërkuan nga menaxhmenti Trepçës që të hartojë një plan të detajuar biznesi, për ta kapërcyer krizën dhe premtuan se Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit do të shohë të gjitha mundësitë e mundshme që ta mbështes Trepçën në kapërcimin e situatës së krijuar nga borxhet e akumuluara, që janë grumbulluar ndër vite./arbresh.info/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...