Qeveria e Kosovës është e interesuar që Trepçën ta kthejë në këmbët e veta, ngase Trepça ka rëndësi të madhe për Kosovën. Kështu u tha sot kryeministri Ramush Haradinaj, anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës të “Trepça, Sh. A.”, të kryesuar nga Ardian Syla.
Në këtë takim, kur të pranishëm ishin edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka dhe ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, u
bisedua për punët që e presin Bordin e ri, për hartimin e statutit të Trepçës, regjistrimin e saj si shoqëri aksionare si dhe për zgjedhjen e bordit menaxhues, për
të cilat kryeministri Haradinaj tha se duhet të përfundojnë shumë shpejtë.
Me këtë rast, kryeministri Haradinaj i inkurajojë anëtarët e ri të Bordit Mbikëqyrës që të punojnë si ekip për ta rikthyer Trepçën në funksion të zhvillimit ekonomik dhe për t’ia rikthyer asaj namin e dikurshëm.
Kryeministri Haradinaj tha se i kupton problemet të cilat i presin bordin e ri, për të cilat tha se duhet angazhim të të gjithëve në zgjidhjen dhe tejkalimin e tyre.
Anëtarët e Bordit Mbikëqyrës të “Trepça, Sh. A.”, u pajtuan që të ketë njëbashkëpunim edhe në të ardhmen, ndërsa kryeministri theksoi përkushtimin e Qeverinë mbështetjen e mëtejme për Trepçën./Arbresh.info
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë