Google ADS

Trepça bëhet me Bord funksional në fillim të vitit 2018

11:46 | 28 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Ndërmarrja Trepça do të bëhet me Bord funksional gjatë vitit 2018.

Kështu ka bërë të ditur sot ministri in Zhvillimit Ekonomik, Lavdrim Lluka në  konferencën e fundvitit për media, shkruan arbresh.info.

“Deri në fund të muajit Janar do ta kemi një Bord funksional të Trepçës. Funksionalizimi i Bordit është një ndër prioritet kryesore të vitit 2018. 4 milionë euro janë futur nga Qeveria në Trepçë dhe kjo është bërë me shpresën që të mbahet gjallë Trepça”, ka thënë Lluka.

Ai ka thënë se ministria e tij do të punoj për të tërhequr investime të huaja dhe të bëhet promovimi i Trepçës./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme