Tregu i brendshëm valutor është i qëndrueshëm në Shqipëria. Gjatë tremujorit të parë të vitit 2016, Banka e Shqipërisë nuk ka ndërhyrë në tregun e këmbimeve valutore dhe kjo sjellje pritet të vijojë edhe në vazhdim, citon njoftimi i BSH-së.
Ekspertët bankar shprehen se tregu valutor në ecurinë e tij reflekton zhvillimet në bursat ndërkombëtare, por më së shumti luhatjet e valutave kryesore euro dhe dollarë ndikohen edhe nga dinamika e brendshme ekonomike e vendit.
Sipas Bankës së Shqipërisë, gjatë këtij viti 2016, euro është luhatur në intervalin janar 2016, 138.86 lekë dhe në qershor 2016, në nivelin e 137.56 lekë. Pra, luhatjet e papërfillshme brenda parashikimeve të Bankës Qendrore, nuk kanë diktuar nevojën për ndërhyrje dhe për më tepër ka reflektuar qëndrueshmërinë e treguesve makroekonomik dhe financiarë të ekonomisë shqiptare.
Pritshmeritë për periudhën në vijim, parashikojnë forcim të monedhës vendase Lek kundrejt valutave kryesore kjo për shkak të sezonit veror që karakterizohet me rritje të sasisë euro dhe dollarë në treg, nga turistet dhe emigrantet që vijnë në Shqipëri.
Një euro e dobët, (monedha që përdoret më shumë në Shqipëri) favorizon të gjithë ata që kanë kredi në këtë monedhë, pasi do të paguajnë më pak për këstet mujorë. Gjithashtu, importuesit do i blejnë më lirë mallrat, çka paralajmëron rënie të çmimeve në treg.
Nga ana tjetër, edhe qeveria do të paguajë më pak për shlyerjen e interesave të borxhit të jashtëm. Me humbje dalin eksportuesit, norma e fitimit të së cilëve do të ulet
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës