Organizatat joqeveritare, të cilat merren me mbrojtjen e konsumatorit, alarmojnë për produkte të dyshimta dhe jocilësore, të cilat po hyjnë në tregun e Kosovës.
Sipas hulumtimeve që ata thonë se kanë bërë, shëndeti i konsumatorit në Kosovë vazhdimisht është i rrezikuar nga këto produkte, të cilat nuk po arrijnë të kontrollohen nga mekanizmat përgjegjës.
Kryetari i Organizatës Joqeveritare “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, thotë për rel se është një numër i madh i produkteve, të cilat ata i kishin hasur si të dyshimta.
“Disa nga produktet e dyshimta, të cilat kanë hyrë në tregun e Kosovës janë gruri dhe mielli, afera e me lëngje të cilësisë së dyshimtë, kemi pasur rastet e pesticideve për pemë dhe perime dhe kemi pasur edhe raste të përsëritura të domateve të kultivuara me fito-hormone të tepruara”.
“Këtij numri do t’ia shtonim edhe disa produkte të qumështit dhe të nën-produkteve të mishit, të cilat ishin dyshuar si jocilësore”, thotë Kaçaniku.
Derisa organizatat joqeveritare për mbrojtjen e konsumatorit alarmojnë për produkte të dyshimta dhe me afat të skaduar në tregun e brendshëm të Kosovës, autoritetet kompetente në vend i hedhin poshtë këto dyshime.
Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovës, Lamir Thaçi thotë se janë duke punuar vazhdimisht për arritjen e standardeve evropiane për mbrojtjen e konsumatorit.
“Si autoriteti më i lartë për kontroll të produkteve ushqimore, në secilin rast kur ka pasur dyshime për një produkt, ne i kemi marrë të gjitha masat. Kemi pasur dy-tri raste për disa produkte dhe i kemi hequr nga tregu, por që janë rikthyer pas analizave kur kanë dalë se mund të konsumohen. Në rastet kur inspektorët konstatojnë se një produkt nuk i plotëson kushtet për plasim në treg, menjëherë nxirret vendim për asgjësim”, deklaron Thaçi.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, tregon Thaçi, në secilin rast kur hasen produkte të dyshimta, e që nuk janë të përshtatshme për konsum, ato produkte asgjësohen për të penguar që ato të vijnë deri te konsumatori.
Ai tregon se vetëm gjatë vitit të kaluar kanë asgjësuar rreth 300 mijë kilogramë produkte të ndryshme, qoftë me orgjinë bimore apo shtazore.
Gjatë këtij viti, shton Thaçi, nuk kanë hasur në ndonjë produkt të dyshimtë.
“Nuk kemi ndonjë rast të evidentuar që ka hyrë në tregun e Kosovës si i dyshimtë. Të gjitha ngarkesat nga importi kontrollohen qind për qind. Secila ngarkesë i nënshtrohet kontrollit të inspektorëve kompetent. Pra, janë procedura të kontrollit në kufi, në bazë të së cilave inspektori e vlerëson secilin produkt a i plotëson kushtet a po jo për të hyrë në treg”, sqaron Thaçi.
Angazhimi për mbrojtjen e konsumatorit ishte kërkuar edhe nga mekanizmat ndërkombëtarë.
Në raportet e tyre ata kishin theksuar nevojën për angazhim më të fuqishëm institucional në këtë drejtim.
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju