Pas Rrjetit të bizneseve shqiptare në Suedi, Ministria e Diasporës dhe Rrjeti i bizneseve të diasporës shqiptare e vazhduan procesin e krijimit të rrjetit të bizneseve shqiptare edhe në Norvegji.
Para krijimit të rrjetit, u mbajt një takim parapërgatitor me përfaqësuesit e bizneseve shqiptare në Norvegji, si dhe u vizituan bizneset më të suksesshme në Oslo dhe në rrethinën e saj, si: “Istogu Hustenger”, “Rema 1000”, “Soli Renhold Vedlikehold AS”, “Top Maler Bygg LTD”.
Konstatimi i nxjerrë nga këto takime, ku u diskutua për sfidat dhe sukseset e tyre, si dhe për rëndësinë e komunikimit midis tyre, ishte se mekanizmi më i përshtatshëm është rrjetëzimi.
Kështu, më 1 tetor, në Oslo, u mbajt Forumi për themelimin e Rrjetit të bizneseve shqiptare në Norvegji.
Në këtë forum ishte i pranishëm edhe sekretari i përgjithshëm i MeD-së, z.Osman Shahini, i cili theksoi se e përkrah këtë projekt madhor. Ai i informoi të pranishmit edhe për rëndësinë e regjistrit të diasporës.
Naim Dedushaj, drejtor i Departamentit të Investimeve të Diasporës, nikoqir i projektit, foli rreth projektit, qëllimi i të cilit është përafrimi i bizneseve dhe i biznesmenëve shqiptarë në botë dhe bashkëpunimi mes tyre që, nëpërmjet projekteve të përbashkëta, të investojnë në trojet shqiptare. Gjithashtu, ai potencoi rëndësinë që kanë këto rrjete, rezultatet e rrjetëzimit në 18 shtete të botës, etj.
Në anën tjetër, z. Besian Mustafa, drejtor i përgjithshëm i KIESA-s, i njoftoi afaristët e pranishëm rreth pakos së re fiskale.
Po ashtu, në forum ishin të pranishëm edhe kryetari i Rrjetit të bizneseve në Finlandë, z.Omer Nura, kryetarja e posazgjedhur znj. Saranda Iseni dhe përfaqësuesit e projektit DEED , të UNDP-së dhe ata të IOM-it.
Në fund të forumit, u zgjodh edhe kryesia prej 11 anëtarësh. Kryetar u zgjodh z. Korab Thaqi, nënkryetarë z. Albin Istogu dhe z. Agim Thaqi, sekretare znj. Liridona Gashi, dhe arkëtar z. Habil Kaloshi.
Shikojeni momentin mahnitws kur njw delfin i kthen iPhonin pronares sw saj pasi ishte zhytur nw
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...