SEBA një bankë e kriptovalutave tashmë është plotësisht funksionale.
Banka zvicerane njoftoi se klientët e saj mund të hapin xhirollogari për kriptovaluta. Por banka do t’iu shërbej vetëm bizneseve korporative, menaxherëve të aseteve dhe investitorëve profesionalë privatë, përcjell Telegrafi.
E filluar në fillim të vitit, banka mori licencën në muajin gusht nga autoritetet financiare. SEBA thotë se kërkon të ndërtojë ura mes aseteve tradicionale dhe atyre dixhitale duke ruajtur nivelet e larta të sigurisë.
Aktualisht banka mbështet vetëm Bitcoin, Ethereum, Litecoin, Stellar dhe Ethereum Classic.
Banka ka premtuar se këtë shërbim shumë shpejtë do ta ofroj edhe ndërkombëtarisht.
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë